Back From Losing Hope to Finding Legal Certainty: A Journey to Claim Your Property Rights in Albania

Shqipëri 16 Maj 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
From Losing Hope to Finding Legal Certainty: A Journey to Claim Your Property Rights in Albania

Apartamenti i vogël në katin e dytë të një ish-ndërtese të epokës komuniste, i vendosur në një rrugë kryesore jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, Tiranë, është gjithmonë i mbushur me njerëz. Nën sytë vigjilentë të qytetarëve të shqetësuar, zyrtarët e Shoqatës së Ndihmës Ligjore të Tiranës (TLAS) shpjegojnë procedurat në mënyrë të thjeshtuar dhe ofrojnë informacione të vlefshme në lidhje me problemet e qytetarëve për regjistrimin e pronës.

Atje takojmë Almën, nënë e divorcuar me 3 fëmijë, e cila vjen nga qyteti i vogël juglindor i Përmetit. Prej shumë vitesh ajo jeton në Tiranë së bashku me fëmijët e saj. Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë pas divorcit, ndërsa tani po lufton me guxim me një sëmundje të vështirë. Pavarësisht problemeve të jetës, ajo na pret me një buzëqeshje dhe mund të vihet re optimizmi dhe pozitiviteti në sytë e saj. Ajo shpjegon se për 36 vjet nuk ka qenë në gjendje të gjejë zgjidhje për të trashëguar pronën e familjes në qytetin e saj të lindjes. Kjo për shkak të procedurave administrative të munguara që kanë mbetur prapa për më shumë se tri dekada.

Për Almën, i gjithë procesi për fitimin e të drejtës së pronës dukej i pamundur dhe me kalimin e viteve, ajo kishte humbur besimin dhe shpresën se çështja e saj do të zgjidhej ndonjëherë. Së pari, për shkak të procedurave në dukje të ndërlikuara, të cilat ajo nuk arriti kurrë t'i njihte, t'i kuptonte ose t'i zgjidhte vetë. Nga ana tjetër, punësimi i një avokati privat për të ndihmuar me çështje të tilla është i kushtueshëm. “Kisha humbur shpresën dhe, sinqerisht, nuk kisha asnjë qëllim të regjistroja pronën time të trashëguar, pasi kishin kaluar shumë vite dhe nuk kisha para për të filluar një proces ligjor”, pranon Alma. Ajo u rekomandua dhe gjeti zgjidhje vetëm në TLAS, ku stafi e mirëpriti dhe ofroi ndihmën e tyre ligjore falas, si pjesë e mbështetjes nga Projekti i financuar nga BE/KiE "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri" (D-REX III), duke ndihmuar anëtarët nga komunitetet e cenueshne në Shqipëri të fitojnë të drejtat e tyre të pronësisë. Me ndihmën e vlefshme ligjore të avokatëve të TLAS, procedura administrative ka përfunduar dhe ajo pritet të marrë së shpejti certifikatën e saj të pronësisë nga autoriteti përgjegjës - duke zgjidhur një ngërç që daton që nga viti 1990.

Alma është vetëm një nga shumë historitë që vijnë nga TLAS, e cila prej më shumë se tri vitesh po zbaton veprimin e financuar nga BE dhe Këshilli i Evropës për të informuar dhe ndihmuar qytetarët e Shqipërisë në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta në regjistrimin e pronave.

Projekti filloi në vitin 2021 me Linjën e ndihmës dhe që atëherë, operatorët e TLAS po mirëpresin thirrjet dhe po ofrojnë ndihmë të vlefshme në lidhje me regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës në Shqipëri. Një fokus i veçantë i është kushtuar grupeve të margjinalizuara, siç janë gratë, të cilat kanë marrë mbështetje të specializuar nga profesionistë të përkushtuar. Marsida Male, e cila drejton këtë iniciativë në TLAS, tregoi se gjatë vitit të kaluar, qendra ndihmoi 216 individë që iu drejtuan Linjës së ndihmës për shkak të sfidave të ndryshme që lidhen me regjistrimin e pronave.

Përveç kësaj, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës, më shumë se 2000 persona janë kontaktuar dhe informuar mbi çështjet e regjistrimit të pronës gjatë aktiviteteve ndërgjegjësuese, të zhvilluara gjatë viteve të kaluara në rajonet e Tiranës, si dhe në Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, etj.

Vëmendje e veçantë në këto nisma iu kushtua komuniteteve në nevojë, siç janë romët. Sipas Male, ky projekt ka rezultuar shumë i vlefshëm dhe i rëndësishëm për qytetarët që nuk kanë informacionin ose njohuritë e nevojshme në lidhje me pronësinë e pronës dhe që kanë të ardhura të kufizuara për të përballuar shërbime ligjore. “Shumica e tyre thjesht nuk kanë informacionin bazë në lidhje me proceset e regjistrimit të pronës. Pas një ose dy seancave konsultimi, ata shpesh janë në gjendje të vazhdojnë procedurat vetë. Të tjerë, si Alma, kërkojnë ndihmë më të gjerë, mbështetje të vazhdueshme dhe konsultime ligjore derisa çështja e tyre të zgjidhet”, tha Male, e cila theksoi rëndësinë e informimit të njerëzve dhe sigurimit të aksesit në informacion kur bëhet fjalë për të drejtat e pronës.

Puna e TLAS vlerësohet shumë nga qytetarët, të cilët kanë gjetur një vend të sigurt për të ndarë problemet e tyre që lidhen me pronën dhe, më e rëndësishmja, për të kërkuar zgjidhje praktike. Shumë veta pranojnë se pa mbështetjen e TLAS, do të kishte qenë pothuajse e pamundur të ushtronin të drejtat e tyre pronësore.

Në këtë kontekst, TLAS ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën e Regjistrimit Civil, duke pranuar se certifikatat familjare nga e kaluara janë thelbësore në zgjidhjen e çështjeve pronësore. Përveç kësaj, TLAS mban bashkëpunim të vazhdueshëm me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe më e rëndësishmja, me Ministrinë e Drejtësisë, seksionin e ndihmës ligjore falas, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit thelbësor mbi raste specifike.

Avokatët e TLAS shprehen se besimi i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndihmë mbetet i ulët, kryesisht për shkak të problemeve të gjata lidhur me pronën që kanë vazhduar për dekada. Shumë nga këto raste përfshijnë vonesa në procesin e kompensimit ose ‘mbivendosjen e titujve të pronësisë’, një problem i përhapur në rajone të ndryshme në Shqipëri që kërkon kohë dhe përpjekje të konsiderueshme për t'u zgjidhur. Sipas stafit ligjor të TLAS, dixhitalizimi i hartave të pronave në Shqipëri është thelbësor dhe do të luajë një rol në lehtësimin e procesit të regjistrimit të pronave.

Renata Cenko - Drejtore Ekzekutive e TLAS, e konsideron këtë një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e besimit të qytetarëve në sistemin ligjor dhe në mbylljen e hendekut prej dekadash në aksesin në drejtësi për çështjet që lidhen me pronën. “Duke parë përpara, TLAS synon të forcojë bashkëpunimin institucional dhe të zgjerojë shërbimet e ndihmës ligjore, duke hapur rrugën për brezat e ardhshëm për të siguruar të drejtat e tyre të pronës pa u përballur me të njëjtat pengesa”, thekson Cenko.

Në procesin e përmirësimit të të drejtave të pronës në Shqipëri dhe sigurimit që zbatimi i tyre të jetë në përputhje me standardet evropiane, projekti i BE-së dhe Këshillit të Evropës “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri” (D-REX III) do të vazhdojë të punojë me aktorët vendas në përpjekjet për të fuqizuar qytetarët shqiptarë duke përmirësuar aftësinë e tyre për të kërkuar dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre të pronës.

Këshilli i Evropës punon ngushtë me institucionet kombëtare për të ndihmuar në avancimin e zbatimit në kohë të vendimeve të GJEDNJ-së”,  thotë Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë. “Përmirësimi i aksesit në të drejtat e pronës për grupet e margjinalizuara është çelësi për ndërtimin e besimit te shteti i të drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”.

Përmes asistencës teknike, ngritjes të kapaciteteve dhe aktiviteteve të ndërgjegjësimit me komunitetet lokale, Këshilli i Evropës po ndihmon në forcimin e sigurisë ligjore për qytetarët në Shqipëri, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të pronës në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe duke promovuar zbatimin efektiv të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

 

Horizontal Facility III

The joint European Union and Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative, running from 2023 until 2026.

The programme covers actions in Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo*, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Türkiye. It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

The third phase of the programme is worth €41 million (85% funded by the European Union, 15% by the Council of Europe).

*This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSCR 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo Declaration of Independence.