Geri Mblidhet në Tiranë Tryeza Strategjike për Avancimin e Mbrojtjes së të Drejtave LGBTI

Tiranë / Shqipëri 20 maj 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Mblidhet në Tiranë Tryeza Strategjike për Avancimin e Mbrojtjes së të Drejtave LGBTI

Tirana mirëpriti një Tryezë Strategjike Kombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e të Drejtave LGBTI, duke mbledhur përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë, shoqërisë civile, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë. Aktiviteti, pjesë e Kalendarit të Aktiviteteve IDAHOT 2026, u organizua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në bashkëpunim me organizata kryesore të shoqërisë civile, me mbështetjen e projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër diskriminimit në Shqipëri.

Fjalët hapëse u mbajtën nga Albana Koçiu - Zv. Kryeministre e Shqipërisë, Ina Majko - Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Iris Luarasi - Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë, Silvio Gonzato - Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe Giulia Re - Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri. Folësit theksuan angazhimin e vazhdueshëm politik të Shqipërisë për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut për të sjellë ndryshime domethënëse për personat LGBTI.

Tryeza prezantoi tre studime kryesore duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse, të bazuar në evidenca, mbi situatën e personave LGBTI në Shqipëri:

Pjesëmarrësit diskutuan progresin dhe sfidat e mbetura në sigurimin e të drejtave të barabarta, përfshirjes sociale dhe aksesit në mundësi të barabarta për personat LGBTI në të gjithë vendin. Studimi mbi aksesin në shërbime për komunitetin LGBTI zbuloi një hendek të theksuar midis perceptimit të ofruesve të shërbimeve dhe përvojave të jetuara të personave LGBTI. Bazuar në të dhëna nga 2,241 ofrues shërbimesh në sektorët e shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale, punësimit dhe drejtësisë, ofruesit e shërbimeve në përgjithësi vlerësuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur personat LGBTI me 3.7 nga 5, dhe njohuritë e tyre mbi legjislacionin mbi barazinë me 3.52 nga 5.

Nga ana tjetër, dëshmitë e personave LGBTI zbuluan një realitet tjetër:

  • 82.7% nuk e kishin zbuluar kurrë identitetin e tyre te një mjek.
  • Siguria në mjediset shëndetësore u vlerësua si shumë e ulët, me 1.95 nga 5.
  • 86.7% kishin menduar seriozisht të largoheshin nga Shqipëria për shkak të diskriminimit dhe përjashtimit social.

Këto gjetje theksojnë nevojën urgjente për të forcuar reagimin institucional dhe për të siguruar që politikat të përkthehen në shërbime konkrete, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për personat LGBTI. Kjo nismë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, së bashku me të gjithë aktorët, për promovimin e barazisë dhe luftën kundër diskriminimit ndaj personave LGBTI, të udhëhequr nga parimet e të drejtave të njeriut, evidenca të besueshme dhe standardet evropiane.


Aktivitetei u organizua me mbështetjen e projektit 'Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri', pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës 'Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë', si dhe projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë për personat LGBTI – IV”, i zbatuar nga Njësia për Orientimin Seksual, Identitetin dhe Ekspresionin Gjinor, dhe Karakteristikat Seksuale (SOGIESC) e Këshillit të Evropës.