Back Shqyrtimi i kodeve të sjelljes në arsimin e lartë

Shqyrtimi i kodeve të sjelljes në arsimin e lartë

Mbi 70 profesorë universiteti, studentë, drejtues të lartë të universiteteve publike, përfaqësues të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe përfaqësues të OJQ-ve morën pjesë aktive në një seminar dy ditor mbi kodet e sjelljes në arsimin e lartë në Prishtinë, i cili u mbajt më 25-26 shtator.

Kjo punëtori ishtë pjesë e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për të forcuar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin në arsimin e lartë në Kosovë*.

Pjesëmarrësit shqyrtuan kodet e sjelljes për tre kategori në arsimin e lartë

  • bordet drejtuese dhe menaxhimin e lartë të universitetit,
  • stafin akademik, dhe
  •  studentët

Fjalimet hyrëse u mbajtën nga z. Vahagn Muradyan, zvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Libor Chlad, Zvendës Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Drita Kadriu, Drejtore e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Z. Faton Berisha, Prorektor për Kërkime Shkencore në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit e grupeve të para të punës diskutuan dispozitat që lidhen me funksionet e tyre brenda universitetit dhe gjithashtu mbi metodologjitë për të përfshirë kodet e sjelljes në rregulloret universitare. Grupi i punës i përbërë nga stafi akademik u përqendrua në shqyrtimin e dispozitave ekzistuese në kodet aktuale të etikës si dhe në miratimin e atyre dispozitave që aktualisht mungojnë, në drejtim të përmirësimit të cilësisë së veprimtarisë akademike, mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe botimeve.

Grupi i tretë punues ku përfshiheshin studentët rishikoi dispozitat që u aplikoheshin atyre, gjë që u pasua edhe nga një debat nëse kodi i veshjes në arsimin e lartë duhet të përfshihet në kodet e etikës apo jo.

Për fazën përfundimtare të këtij procesi të angazhimit universitetet në Kosovë pritet t`i adoptojnë këto kode të sjelljes duke modifikuar dhe miratuar rregulloret të cilat do t'i vënë në zbatim.

Projekti "Përforcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë" bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadrin e Programit Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey.

* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

headline Prishtinë 26/09/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”