Prezantimi i projektit
Këshilli i Evropës i asiston autoritetet përkatëse në Kosovë* për të përmirësuar cilësinë e arsimit përmes aplikimit të mekanizmave parandaluese bazuar në standardet dhe praktikat e Këshillit të Evropës. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke përfshirë një grup më të gjërë të partnerëve relevantë, si universitetet publike, Agjencionin Kundër Korrupsionit, Agjencionin e Akreditimit, institutet kërkimore dhe të politikave të arsimit, OJQ dhe akademikë.
Projekti bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, si pjesë e kuadrit programatik të Bashkimit Evropian - Këshillit të Evropës me emrin „Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey“ dhe implementohen nga Departamenti i Arsimit i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Projektet do të zgjasin 26 muaj dhe pritet të përfundojnë deri më 30 nëntor 2018 me një buxhet të përgjithshëm prej 350,000 euro.
*Ky përcaktim nuk paragjykon pozitën mbi statusin dhe është në përputhje me Rezoluten e Kombeve të Bashkuara 1244 dhe opinionin e GJDNJ mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”
Objektivat dhe rezultatet e pritura
Objektivi i përgjithshëm është të forcohet integriteti dhe të luftohet korrupsioni në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë* përmes aplikimit të mekanizmave parandalues bazuar në standardet dhe politikat e Këshillit të Evropës.
Objektivi i parë specifik është të mbështesë institucionet përkatëse të arsimit të lartë në zhvillimin e standardeve etike, luftimin e korrupsionit dhe për të promovuar praktikat më të mira të cilësisë dhe integritetit në arsim. Ky objektiv specifik, do të realizohet përmes arritjes së rezultateve të mëposhtme:
- ü autoritetet përkatëse publike adoptojnë mekanizma për të parandaluar korrupsionin dhe për të forcuar etikën, transparencën dhe integritetin në arsimin e lartë;
- ü Mekanizmat në vend do të marrin parasysh standardet dhe praktikat e mira të promovuara nga Platforma e Këshillit të Evropës për Etikë në Arsim (ETINED).
Objektivi i dytë specifik është të ngrisë vetëdijen dhe t`i përmirësojë njohuritë e akterëve kryesorë të arsimit për standardet etike dhe se si të adresohet korrupsioni. Ky objektiv specifik, do të realizohet nëpërmjet arritjes së rezultatit të mëposhtëm:
- profesionistët arsimorë dhe studentët në institucionet publike të arsimit të lartë i kanë rritur kompetencat për të njohur dhe adresuar çështjet që e sfidojnë integritetin në arsimin e lartë.
*Ky përcaktim nuk paragjykon pozitën mbi statusin dhe është në përputhje me Rezoluten e Kombeve të Bashkuara 1244 dhe opinionin e GJDNJ mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Informacion i përgjithshëm
Më 11 prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, paralajmëruan një iniciativë të re bashkëpunimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Jug Lindore të quajtur Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey, përmes të cilit të dy organizatat do të ndihmojë përfituesit të përmbushin standardet e Këshillit të Evropës dhe ligjet e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.
Ky është një program tre-vjeçar (maj 2016 - maj 2019), i cili përqendrohet në tri tema: sigurimi i drejtësisë, luftimi i krimit ekonomik si dhe luftimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme. Është vënë në dispozicion një buxhet prej 25 milionë €, nga të cilat 20 milionë € janë siguruar nga Bashkimi Evropian dhe 5 milion € nga Këshilli i Evropës.
Horizontal Facility bazohet në metodat unike të punës të Këshillit të Evropës, ku aktivitetet të veçanta teknike bashkëpunimi janë bazuar në konkluzionet dhe rekomandimet e organeve monitoruese të Këshillit të Evropës, të cilat përcaktojnë fushat ku janë të nevojshme përmirësimet në legjislacion dhe politikat e përfituesve për të përmbushur standardet e Organizatës.