Takimi i katërt dhe i fundit i komitetit drejtues të dy projekteve në fushën e arsimit në kuadër të Instrumentit Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey, "Përforcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë" dhe "Nxitja e Kulturës demokratike dhe e diversitetit në shkolla " u mbajt me 10 nëntor 2018 në Prishtinë.
Anëtarët e Komitetit Drejtues të përbashkët shqyrtuan arritjet e dy projekteve në arsim. Ata ranë dakord që zhvillimet e të dyja projekteve kanë përmbushur rezultatet e pritshme dhe kanë pasur një ndikim shumë pozitiv. Prof. dr. Faton Berisha, prorektor në Universitetin e Prishtinës theksoi se projekti ka bërë një ndryshim në Kosovë * dhe ka kontribuar në rritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit në arsim. Sipas tij, çështja e integritetit në arsim nuk ishte teme shqetësimi në shoqëri më parë dhe si rezultat i projektit, ndikimi i korrupsionit në cilësinë e arsimit nuk mund të shpërfillet më nga shoqëria dhe njerëzit kanë filluar të vlerësojnë rëndësinë e integritetit akademik. Prof. dr. Berisha theksoi rëndësinë për të siguruar qëndrueshmërinë e veprimit dhe shpërndarjen e informacionit kur projekti të përfundojë.
Ndërsa përfaqësuesja nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shprehu vlerësimin e saj për projektin, për kontributin e tij, punën e kryer në shkolla dhe hartimin e udhërrëfyesit të politikave, një dokument i rëndësishëm që shërben si udhërrëfyes për politikëbërësit.
Nga ana e saj, menaxherja e programit të Këshillit të Evropës theksoi se puna e bërë me koordinatorët lokalë është një çelës për ndërtimin e kapaciteteve lokale dhe një mundësi për një ndjekje të qëndrueshme.
* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës