Back Tryeza e rrumbullakët rajonale e Ballkanit Perëndimor diskutoi etikën dhe integritetin në arsimin e lartë

Tryeza e rrumbullakët rajonale e Ballkanit Perëndimor diskutoi etikën dhe integritetin në arsimin e lartë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, rektorët dhe stafi akademik nga universitetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova *, Mali i Zi dhe "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë") morën pjesë në tryezën e rrumbullakët "Etika dhe Integriteti në Arsimi i Lartë ", e cili u mbajt në Shkup më 27 shtator 2018. Fjalimet hyrëse u prezantuan nga Libor Chlad, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Vesna Atanasova, Menaxhere e Programit në Këshillin e Evropës, të cilët shprehën angazhimin e institucioneve të tyre për të mbështetur rajonin në sigurimin e arsimit cilësor përmes forcimit të etikës, integritetit dhe transparencës në arsimin e lartë.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit diskutuan situatën aktuale dhe përpjekjet e tyre drejt forcimit të integritetit dhe luftimit të korrupsionit në sistemin e arsimit të lartë në universitetet e tyre përkatëse. Për më tepër, dy folës të shquar, nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë dhe nga Asociacioni Ndërkombëtar i Universiteteve folën për praktikat më të mira të vendeve evropiane në sigurimin e etikës dhe integritetit në arsimin e lartë.

Një raport do te përgatoitet, në të cilin përmbildhen diskutimet, rekomandimet dhe hapat e mëtutjeshëm. Përveç kësaj, pjesëmarrësit nënvizuan angazhimin, motivimin dhe fuqizimin e akterëve relevantë në drejtim të objektivit të përbashkët.

Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë" në kuadrin e instrumentit Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey.

* Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Skopje 03/10/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”