Back Takimi i tretë i komitetit drejtues për t’i diskutuar arritjet dhe sfidat

Takimi i tretë i komitetit drejtues për t’i diskutuar arritjet dhe sfidat

Takimi i tretë i komitetit drejtues për dy aksionet mbi arsimin në kuadër të Programit Mjeti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë" dhe "Mbështetja e Kulturës Demokratike dhe Diversitetit në Shkolla" u mbajt më 18 prill 2018 në Prishtinë. Anëtarët e Komitetit Drejtues të përbashkët ranë dakord që zhvillimet e të dy aksioneve kishin arritur rezultatet e tyre të pritshme.

Ekspertiza ligjore në rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë u konsiderua si një arritje e rëndësishme e aksionit "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë". Nënkryetari i Universitetit të Prishtinës konfirmoi se aksioni kishte bërë ndryshime në Kosovë* duke ngritur vetëdijen në luftën kundër korrupsionit në arsim. Ai theksoi faktin se më parë çështja e integritetit në arsim nuk ishte temë diskutimi në shoqëri. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në takimin plenar të ETINED në Strasburg, Francë dhe të përfitimit nga diskutimet dhe zhvillimet në këtë Platformë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit theksoi rëndësinë e vazhdimit të organizimeve për vetëdijesim dhe debateve publike me studentët për luftën kundër korrupsionit në arsim. Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit deklaroi se Veprimi për kulturën demokratike në shkolla dhe diversitetin në shkolla është plotësisht në përputhje me prioritetet e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017 - 2021 dhe se akreditimi i kurrikulave të trajnimit ka qenë një nga arritjet kryesore të këtij projekti.
 

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Prishtinë 18/04/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”