Back Vizitë studimore për ta siguruar integritetin në arsimin e lartë

Vizitë studimore për ta siguruar integritetin në arsimin e lartë

Më 2 - 4 korrik 2018, tetë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova*, duke përfshirë zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, rektorët e dy universiteteve publike në Prishtinë, përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit morën pjesë në një vizitë treditore të institucioneve të arsimit të lartë në Gjenevë dhe Bernë në Zvicër, për të mësuar nga përvoja e homologëve zviceranë për të siguruarit e integritetit në arsimin e lartë.

Qëllimi ishte që përfaqësuesit e Kosovës t’i kuptojnë më mirë mënyrat në të cilat sigurohet integriteti akademik në institucionet e arsimit të lartë në Zvicër. Delegacioni i Kosovës u prit nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, të cilët folën për sistemin e arsimit të lartë në Zvicër, sfidat e tij dhe mënyrën se si etika dhe integriteti sigurohen dhe promovohen në nivel universitar, të kantonit dhe federal.

Një vizitë u organizua edhe në Agjencinë Zvicerane për Akreditim dhe Sigurim të Cilësisë, gjatë së cilës pjesëmarrësit u informuan për organizimin e institucionit dhe për kërkesat që duhet të merren parasysh gjatë akreditimit të një programi studimor.

Gjatë sesionit të fundit, delegatët u ftuan të reflektojnë mbi përshtypjet e tyre nga vizita dhe mënyrat se si mund të përdoren mësimet e nxjerra gjatë vizitës tre ditore në Kosovë. Pjesëmarrësit shprehën përshtypjet e tyre shumë pozitive nga takimet dhe dolën me një listë të rekomandimeve dhe ideve që mund të zbatoheshin në institucionet e tyre përkatëse me qëllim të sigurimit të integritetit akademik.

Vizita studimore u organizua në kuadrin e aksionit të programit “mjeti horizontal “Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë", në bashkëpunim të afërt me Institutin Ndërkombëtar të Planifikimit Arsimor (IIEP) të UNESCO-s.“, in close cooperation with the International Institute for Educational Planning (IIEP) of UNESCO.

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Bernë / Gjenevë (Zvicër) 02-04/07/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”