Back Përfaqësuesit e Kosovës morën pjesë në takimin plenar të 2-të të ETINED-it

Përfaqësuesit e Kosovës morën pjesë në takimin plenar të 2-të të ETINED-it

Dy përfaqësues të arsimit të lartë nga Kosova* (një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe një përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës) morën pjesë në takimin e dytë plenar të ETINED-it, i cili u mbajt në Strasburg më 15 dhe 16 shkurt 2018. Veprimi i HF-së "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë" ofron një mundësi unike për pjesëmarrësit nga Kosova që të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga kjo platformë, e cila është një rrjet mbarë-evropian që bashkon përfaqësues të palëve relevante nga të gjitha Shtetet Palë në Konventën Kulturore të Evropës me qëllim të ndarjes dhe promovimit të praktikave të mira në fushën e etikës, transparencës dhe integritetit në arsim.

Përfaqësuesit nga Kosova e përshëndetën mundësinë e ofruar nga ky aksion për të marrë pjesë në një organizim të tillë, pasi atyre iu ofrua një mundësi për të mësuar rreth sfidave të integritetit akademik në vendet evropiane dhe gjithashtu për të mësuar nga praktikat e zbatuara nga institucione të ndryshme. Për më tepër, të dy pjesëmarrësit mësuan në lidhje me punën e platformës ETINED në përgjithësi dhe pas kthimit premtuan se do t’i ndajnë njohuritë e tyre brenda institucioneve të tyre përkatëse.
 

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Strasburg (Francë) 15-16/02/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”