Back Këshilli i Evropës shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Këshilli i Evropës shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Një leksion mbi integritetin akademik u mbajt më 6 dhjetor 2017 në ambientet e Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Pas fjalës së hapjes nga Këshilli i Evropës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës, kryesuesi i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit prezantoi mandatin e agjencisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit në arsimin e lartë dhe gjithashtu foli për disa raste specifike në të cilat ka intervenuar agjencia. Pas kësaj, ligjëruesja e ftuar, Dr Irene Glendenning nga Universiteti Coventry prezantoi punën e saj në të siguruarit e praktikës së mirë akademike dhe integritetit. Për më tepër, Dr. Glendenning paraqiti hulumtimin e financuar nga Këshilli i Evropës, i realizuar në kuadër të projektit të Evropës Juglindore mbi Politikat për Integritetin Akademik - një studim i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Personeli akademik, studentët si dhe palët që punojnë në arsimin e lartë morën pjesë në këtë organizim dhe ishin veçanërisht të interesuar për mënyrat për të parandaluar plagjiaturën dhe mashtrimin e kontratave.

Kjo konferencë u organizua në kuadër të Veprimit të HF për Forcimin e Integritetit dhe Luftimin e Korrupsionit në Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Prishtinë 06/12/2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”