Back Mashtrimi akademik dhe plagjiatura u diskutuan në Universitetin e Prishtinës

Mashtrimi akademik dhe plagjiatura u diskutuan në Universitetin e Prishtinës

Më 31 tetor 2018 në Prishtinë u organizua një seminar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Ndërkombëtar për Kërkime dhe Veprime për Mashtrim Akademik dhe Plagjiaturë (IRAFPA) lidhur me mashtrimin akademik dhe plagjiaturën.

Aktiviteti u ndoq nga mbi dyzet staf akademik, drejtues të lartë të universitetit dhe studentë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë për mënyrat për të zbuluar plagjiaturën dhe për të adresuar rastet e sjelljeve të pahijshme akademike nga përfaqësuesit e IRAFPA-s, qendër kryesore për etike dhe anti-plagjiaturë pranë Universitetit të Gjenevës. Përveç kësaj, pjesëmarrësit shfrytëzuan këtë rast për të diskutuar dhe ndarë pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre rreth gjendjes aktuale të çështjeve në sistemin arsimor të Kosovës *.

Fjalimet u hapën nga znj. Isabelle Servoz-Gallucci, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Libor Chlad, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Prof Dr Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës. Prof Dema gjithashtu dha një pasqyrë të Universitetit të Prishtinës, lidhur me funksionimin e tij, fushat e studimit, arritjet dhe sfidat.

Seminari u organizua në kuadër të projektit "Përforcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë

dhe njëherësh ishte gjarja e fundit e projektit. Ky projekt implementohet në Kosovë në kuadër të instrumentit Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey dhe është i financuar bashkarisht nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj pozitës mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë 07/11/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”