Back Përfaqësues nga Kosova * marrin pjesë në Konferencën e 4-t për plagjiaturë në Evropë dhe jashtë saj

Përfaqësues nga Kosova * marrin pjesë në Konferencën e 4-t për plagjiaturë në Evropë dhe jashtë saj

8-11 Maj 2018, Konferenca e 4-t për Plagjiaturë në Evropë dhe jashtë saj për vitin 2018 u mbajt në Efes, Turqi. Konferenca u organizua nga Universiteti Cannakkale Onsekiz Mart, Universiteti Mendel në Brno dhe Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik (ENAI). Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e informacionit, krijimin e kontakteve dhe takimin e akademikëve nga e gjithë bota të cilët punojnë në integritetin akademik. Përfaqësues të OJQ-ve dhe kompani të ndryshme softuerike që zbulojnë plagjiaturën u përfaqësuan gjithashtu. Rektorët dhe Nën-Rektorët e universiteteve publike në Kosovë si dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit morën pjesë në atë konferencë, ku dy përfaqësues të Universitetit paraqitën punime në temën e integritetit akademik dhe sfidat me të cilat ballafaqohet akademia me botime në revista të besueshme shkencore dhe specifike për plagjiaturë.

Për më tepër, katër përfaqësues të delegacionit u ftuan për të marrë pjesë në një panel diskutimi mbi sfidat që kanë të bëjnë me integritetin akademik në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës dhe gjithashtu për të shqyrtuar zgjidhje potenciale për të trajtuar sjelljen e keqe akademike. Në fund, Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka" dhe Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" u bënë anëtarë të plotë të ENAI-t.

Pjesëmarrja e delegacionit u ndihmua nga aksioni i programit “mjeti horizontal” i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsim".

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Efes (Turqi) 8-11/05/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”