Back Sigurimi i ekspertizës për projektligjin për arsimin e lartë

Sigurimi i ekspertizës për projektligjin për arsimin e lartë

Një grup punues i caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po punon për një ligj të ri mbi Arsimin e Lartë në Kosovë*. Gjatë takimit dy-ditor të grupit punues më 1 dhe 2 shkurt 2018, eksperti ndërkombëtar, z. Dennis Farrington, shqyrtoi amendamentet e propozuara dhe dha mendime ligjore për projektligjin. Projektligji i ri tani përmban një dispozitë që e bën të detyrueshme që universitetet publike të miratojnë kodet e sjelljes për tri kategori, menaxhmentin e lartë të universiteteve, personelin akademik dhe studentët.

Ekspertiza ligjore në projektligjin për arsimin e lartë është siguruar në kuadrin e aksionit të përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në kuadër të Mjetit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë".

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

1-2/02/2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”