Back NJOFTIM PËR MEDIA: tryezë e rrumbullakët për kodet e sjelljes në arsimin e lartë

NJOFTIM PËR MEDIA: tryezë e rrumbullakët për kodet e sjelljes në arsimin e lartë

Të enjten, më 16 nëntor, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një tryezë të rrumbullakët për kodet e sjelljes në arsimin e lartë. Organizimi fillon në orën 9.30 në Hotel International Prishtina. Kjo tryezë e rrumbullakët është një nga aktivitetet e Veprimit "Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë" i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës nën "Mjetin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

Folësi kryesor:

Profesor Dennis Farrington, është një ekspert ligjor i shquar i Mbretërisë së Bashkuar, me ekspertizë të veçantë në fushën e legjislacionit të arsimit të lartë dhe standardeve etike dhe me përvojë të gjatë në rajon. Ai do të prezantojë projekt-kodet e sjelljes për studentët, personelin akademik dhe menaxhmentin e lartë të institucioneve të arsimit të lartë, të cilat janë hartuar në kuadër të projektit të lartpërmendur.
 

Folësit në seancën e hapjes janë:

  • Znj Isabelle Servoz-Gallucci - Kryesuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë
  • Z. Arbër Gecaj - Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Z. Libor Chlad, Zëvendës-Kryesues i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
  • Z. Faton Berisha, Zëvendës Rektor i Universitetit të Prishtinës
  • Znj. Vesna Atanasova, Menaxhere e Programit në Departamentin e Arsimit, Këshilli i Evropës

Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip

Organizimi është plotësisht i hapur për mediat. Deklaratat për shtyp do të jepen sipas kërkesës.

Shkarko agjendën për tryezën e rrumbullakët

Prishtinë 14/11/2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”