Back Ligjërata për integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti"

Ligjërata për integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës

Më 22 dhe 23 nëntor, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" respektivisht në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti" u mbajtën dy ligjërata për integritetin akademik me fokus të veçantë në plagjiaturë.

Ligjëratat u mbajtën nga Profesor Thomas Lancaster nga Universiteti i Staffordshire, interesi kërkimor i të cilit fokusohet në zbulimin e plagjiaturës dhe mashtrimit të kontratave. Profesori Lancaster e përkufizoi konceptin e plagjiaturës dhe prezantoi format e ndryshme të saj. Ai gjithashtu argumentoi se studentët mund të mos jenë të vetëdijshëm se ata janë të përfshirë në ndonjë formë të plagjiaturës, nëse kjo e fundit nuk u është shpjeguar. Për më tepër, ai prezantoi edhe hulumtimin e kryer në vitin 2016 në kuadër të projektit të Evropës Juglindore mbi Politikat për Integritetin Akademik (SEEPPAI) në lidhje me trendet e plagjiaturës në Evropën Juglindore.

Në Prishtinë, publiku kryesisht përbëhej nga personeli akademik, të cilët ishin shumë të prirur për ta kuptuar se si plagjiatura mund të shmanget në mënyrë efektive nga studentët. U konstatua se mënyra më e mirë për ta shmangur plagjiaturën është të ndiqen nxënësit gjatë gjithë angazhimit të tyre në klasë dhe gjithashtu të përfshihen ata edhe në provime gojore dhe forma të tjera të detyrave.

Nga ana tjetër, publiku i pranishëm në Universitetin e Prizrenit përbëhej kryesisht nga studentët. Studentët ishin të interesuar të dëgjonin se çka konsiderohet plagjiaturë e çka jo, dhe ishin gjithashtu të etur për të kuptuar më shumë rreth trendëve të plagjiaturës në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ligjëratat u organizuan si pjesë e projektit të Mjetit Horizontal "Forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë", një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës. Këto aktivitete u mbuluan edhe nga mediat lokale.

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi deklaratën e pavarësisë.

Prishtinë / Prizren 22-23/11/2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Projekti bashkëfinancohet nga Unioni Europian dhe Këshilli I Evropës si pjesë e kornizës së programit “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey”