Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Evoluon programi individual i rehabilitimit dhe trajtimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm në Serbi

Evoluon programi individual i rehabilitimit dhe trajtimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm në Serbi

Sesioni i tretë i Grupit të Punës që u zhvillua në Serbi u përqendrua në hartimin e metodologjisë së një programi individual rehabilitimi dhe trajtimi për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (Violent Extremist Prisoners - VEP).

Grupi i Punës prezantoi situatën aktuale të programeve të rehabilitimit dhe trajtimit për këtë kategori të burgosurish dhe identifikoi mangësitë dhe boshllëqet kryesore. U konkludua se vendosja e një marëdhënie besimi midis një të burgosuri dhe personelit të trajtimit është themelore për rehabilitimin e tyre të suksesshëm. U ra dakord gjithashtu që parimet e sigurisë dinamike të plotësuara me teknikat e komunikimit, si Intervistimi Motivues, mund të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e procesit të shkëputjes së VEP.

Grupi i Punës i përbërë nga stafi i menaxhimit dhe rehabilitimit të burgjeve, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme, zhvilloi takimin me datë 01 Tetor 2020 I cili u zhvillua në formën e një takimi të përziere, përkatësisht një kombinim midis aktivitetit me pjesëmarrës dhe prezencës online.

Aktiviteti u zbatua në kuadër të projektit rajonal "Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor" që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019- 2022 ”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Beograd 2 Tetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.