Shoqëria e Ndihmës Juridike Tirana (TLAS), me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në Kamëz, me fokus të drejtat e pronës dhe mekanizmat e kompensimit. Aktiviteti synonte veçanërisht komunitetet e margjinalizuara lokale, me qëllimin rritjen e të kuptuarit të proceseve ligjore dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet thelbësore në këtë fushë.
Gjatë aktivitetit doli në pah rëndësia e mjeteve juridike për grupet e margjinalizuara, veçanërisht romët dhe egjiptianët, si dhe roli kyç i tyre në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. Përfaqësues të qeverisjes vendore dhe anëtarë të komuniteteve morën pjesë aktive në diskutime të hapura, duke eksploruar sfidat në peizazhin e të drejtave të pronës në Kamëz. Rastet praktike të paraqitura nga anëtarët e komunitetit ilustruan pengesat e jetës reale dhe zgjidhjet e mundshme. Pjesëmarrësit nga komuniteti lokal dhe përfaqësuesit e tyre morën njohuri të vlefshme për Ligjin Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis BE-së, Këshillit të Evropës dhe shoqërisë civile në drejtimin e ndikimit të drejtpërdrejtë në nivel komuniteti: “Ndërtimi i besimit në burimet ligjore është i rëndësishëm për misionin tonë të përbashkët. Duke rritur ndërgjegjësimin për shërbimet pro bono si Linja e Ndihmës TLAS, shpresojmë të sigurojmë se çdo qytetar, pavarësisht se kush është, ku jeton, dhe me çfaarë merret, të jetë i pajisur me njohuritë e nevojshme”, theksoi Kreu i Zyrës.
Në fjalën e saj, Drejtoresha Ekzekutive e TLAS Raimonda Bozo, gjithashtu theksoi fuqinë transformuese të fuqizimit ligjor, duke u shprehur se duke i pajisur grupet e margjinalizuara me mjetet për të kërkuar të drejtat e tyre, forcohet themeli i drejtësisë sociale. Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe materiale informative për të ofruar udhëzime ligjore të aksesueshme për pjesëmarrësit.
Ky aktivitet ndërgjegjësues në Kamëz bën pjesë në një nisme më të gjerë mbështetëse së bashku me aktivitetete të ngjashme informuese që janë zhvilluar në Rrogozhinë dhe Kavajë për të arritur komunitetet e margjinalizuara, si Roma dhe Egjyptian
Ky aktivitet ndërgjegjësues në Kamëz është pjesë e një nisme më të gjerë të mbështetur me aktivitete informuese të mbajtura në Rrogozhinë dhe Kavajë, duke arritur tek komunitetet e cenueshme, si romët dhe egjiptianët. Nisma tregon angazhimin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës për të mbështetur vlerat demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, si dhe thellimin e partneritetit me organizatat e shoqërisë civile, për të çuar përpara këto përpjekje të rëndësishme.
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të informuar dhe ndihmuar komunitetet lokale në lidhje me të drejtat e pronësisë dhe mekanizmat e kompensimit, një linjë ndihmëse e dedikuar (+355692093731l) e krijuar në kuadër të programit Instrumenti Horizonta II, është gjithashtu funksionale nga TLAS.
Ndihma ofrohet në kuadër të projektit Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III)”’, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës si pjesë e programit Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.