Back Tryeza rajonale "Zgjedhjet, pandemia dhe dezinformimi"

Tryeza rajonale

Në këto kohë të vështira dhe të pasigurta, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës janë të vendosur të kontribuojnë në diskutimet ndërkombëtare dhe vendore si dhe vendosjen e standardeve në fushën e lirisë së shprehjes në mënyrë që qytetarëve të ju ofrohet një informacion i besueshëm dhe i saktë, ashtu që të sigurohet pjesëmarrja e tyre kuptimplote në proceset demokratike siç janë zgjedhjet.

Në mënyrë që të mirëmbahet dhe vazhdohet dialogu vjetor në mes të autoriteteve rregullatore të mediave, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Liria e shprehjes dhe liria e mediave ne Evropën Jug-Lindore (JUFREX)” më 3 korrik 2020, u organizua tryeza rajonale e mbajtur online “Zgjedhjet, pandemia dhe dezinformimi”.

Patrick Penninckx, Udhëheqës i Departamentit të Shoqërisë së Informacionit të Këshillit të Evropës theksoi rëndësinë e diskutimit të këtyre temave duke pasur parasysh se kriza aktuale ka çuar në rritje të keqinformimit, që paraqet jo vetëm rreziqe për shëndetin publik, por edhe për funksionimin demokratik të shoqërive tona, veçanërisht në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Liselotte Isaksson, Shefie e Sektorit - Shoqëria Civile dhe Përfshirja Sociale, Bashkëpunimi Rajonal dhe Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor, DG NEAR, Komisioni Evropian, përshëndeti bashkëpunimin e organeve rregullatore të mediave për çështjen e dezinformimit, duke marrë parasysh rolin e tyre të rëndësishëm në sektorin e mediave. Ajo gjithashtu nënvizoi përpjekjet e BE-së për të mbështetur strategjitë dhe aktivitetet që kontribuojnë në përmirësime në këtë fushë, të tilla siç ishin aktivitetet për forcimin e bashkëpunimit me platformat për shpërndarjen e videove, të ndërmarra gjatë pandemisë.

Kjo tryezë e organizuar online, ofroi një mundësi për shkëmbim ndërmjet autoriteteve rregullatore të mediave dhe ekspertëve të Këshillit të Evropës mbi aktivitetet dhe përgjigjet ndaj sfidave të sjellura nga infodemika Covid-19 dhe dezinformimin në çështjet që lidhen me zgjedhjet, por edhe implikime më të gjera të tendencave dhe rreziqeve aktuale ndaj proceseve demokratike.

Një nga konkluzionet e këtij diskutimi ishte nevoja për një zhvendosje të paradigmës. Palët kryesore të interesit, siç janë autoritetet rregullatore të mediave dhe agjencitë për mbrojtjen e të dhënave, komisionet zgjedhore dhe sektori i biznesit si në aspektin e institucioneve mediatike ashtu edhe ndërmjetësve, organizatat e shoqërisë civile dhe akademikët kanë rol për të luajtur kur bëhet fjalë për sfidat që lidhen me median dhe botën dixhitale gjatë zgjedhjeve dhe më gjerë.

Një platformë joformale midis këtyre akterëve, nëse shoqërohet nga institucione evropiane për vendosjen e standardeve, do të shërbente për të promovuar bashkarisht standardet evropiane në aspektin e rregullimit, standardeve etike dhe bashkërendimit, por edhe edukimi mediak, fuqizimi i gazetarisë cilësore, sigurimi i pajtueshmërisë së platformave online dhe kontributi në ndërgjegjësimin për çështjen e dezinformimit, përfshirë aftësitë manipuluese të sistemeve të inteligjences artificiale. Informacionet e mbledhura gjatë këtij aktiviteti do të përdoren si bazë për aktivitetet e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe për bashkëpunime të mëtejshëm me autoritetet rregullatore të mediave nga Evropa Jug-Lindore.

Aksioni "Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore (JUFREX)" është një pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”. Kjo iniciativë bashkëpunimi u mundëson Përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformës në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të respektojnë standardet evropiane, duke përfshirë aty ku është e rëndësishme brenda kornizës së procesit të zgjerimit të BE-së.

Ballkani Perëndimor 3 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page