Back Kursi i ri mbi Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve i disponueshëm në platformën HELP

Kursi i ri mbi Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve i disponueshëm në platformën HELP

Një verson i ri i kursit HELP (Human Rights Education for Legal Professionals/Edukim mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë) mbi Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve është tashmë i disponueshëm online në platformën HELP.

Kursi është zhvilluar së bashku me Departamentin e Shoqërisë së Informacionit të Këshillit të Evropës, nën veprimtarinë e projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Evropën Lug-Lindore (JUFREX)” i zbatuar nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”. Përfaqësues nga Platforma e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve dhe Zyra e Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, si dhe një jurist me përvojë nga Regjistri i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kanë kontribuuar gjithashtu në zhvillimin e këtij kursi.

Historiku dhe qëllimi

Liria e shprehjes dhe qarkullimi i lirë i informacionit janë gurët e themelit të debatit publik dhe demokracisë.

E megjithatë, sot liria e shpreshjes dhe siguria e gazetarëve po përballen me sfida të mëdha në Evropë. Në shumë shtete, gazetarët dhe aktorë të tjerë të medias po përballen me kërcënime si censura, presioni ekonomik dhe politik, kanosja, pasiguria në punë, përdorim abuziv i ligjeve mbi shpifjen si dhe sulme fizike. Këto vepra penale shpesh kryhen në kontekste të pa tolerushme ku mbizotëron pandëshkueshmëria, gjë e cila nxit edhe më shumë përseritjen e këtyre rasteve dhe krijon efekt ftohës përkundrejt problematikave të lirisë së medias.

Bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në jurisprudencën e Gykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, shtetet anëtare kanë detyrime si pozitive dhe negative në mbrojtjen e gazetarëve. Jo vetëm duhet ato të përmbahen së dhëni deklarata frikësuese politike apo së ndjekuri praktika gjyqësore kundër aktorëve mediatik, por kanë dhe detyrimin të japin mbështetje të plotë si nga pikëpamja e ligjeve dhe e gjyqësorit me qëllim krijimin e një mjedisi mundësues për kryerjen e aktiviteteve gazetareske.

Kursi online i HELP është pa pagese dhe synon pikërisht të mbështesë profesionistët ligjorë, por dhe gazetarët dhe funksionarët e autoriteteve ligjzbatuese në identifikimin dhe përballimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe aktorëve mediatik të tjerë.

Struktura e kursit

Kohëzgjatja totale e kursit është rreth 10 orë.

Kursi përbëhet nga 5 module thelbësore.

Moduli 1: Hyrje dhe parimet kyçe

  • Hyrje në lëndë
  • Liria e shprehjes
  • Gazetarët dhe aktorët mediatik të tjerë

Moduli 2: Kërcënimi ndaj gazetarisë

  • Kërcenimi ndaj gazetarëve
  • Efektet e kërcënimeve
  • Përgjigjia ndaj kërcënimeve

Moduli 3: Kuadri ligjor, mekanizmat dhe mjetet

  • Kuadri ligjor i Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës, BEsë dhe OSBE-së
  • Mekanizmat dhe mjetet për mbrojtjen e gazetarëve, përfshirë Platforma e KiE për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve

Moduli 4: Integriteti fizik dhe psikologjik

  • Detyrimet pozitive dhe negative të shtetit; dimensioni thelbësor dhe procedural i detyrimeve të shteteve
  • Pandëshkueshmëria për krimet kundër gazetarëve dhe efektet e pandëshkueshmërisë

Moduli 5: Gazetaria në aksion

  • Grumbullimi i lajmeve: aksesi në vende dhe ngjarje, aksesi ndaj informacionit publik, mbrojtja e burimeve dhe sinjalizueve, etj.
  • Botimet: kufizimet ligjore thelbësore dhe procedurale
  • Gazetaria në gjyq
  • Zbatimi i ligjit dhe gazetarët

Në fund të çdo moduli gjeni një pyetësor dhe një përmbledhje të modulit.

Në përfundim të kursit, përdoruesi i cili e ka kaluar në mënyrë të suksesshme atë mund të gjenerojë dhe të printojë atë që quhet “Deklaratë përfundimit të kursit” HELP.

Aksesi në kurs

Kursi i përditësuar është i disponueshëm publikisht në Anglisht në platformën online HELP. Deri në fund të 2020, kursi do të jetë i disponueshëm në gjuhët lokale për Shqipërinë, Bosnjen dhe Herzegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Ballkanin Perëndimor 21 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page