Back Hartohet vlerësimi i rrezikut dhe nevojave për të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm në Kosovë*

Hartohet vlerësimi i rrezikut dhe nevojave për të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm në Kosovë*

Grupi i punës për hartimin e veglave të rehabilitimit dhe programit për të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm në Kosovë, ka vazhduar me punën drejt finalizimit të vlerësimit të rrezikut dhe nevojave (RNA) për të dënuarit për ekstremizëm të dhunshëm, si dhe doracakut shoqërues për aplikim. Ky sesion u realizua më 8 korrik 2020 përmes një takimi on-line, nën lehtësimin e një konsulenti ndërkombëtar të Këshillit të Evropës.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerësimin e propozuar, duke i shprehur mendimet dhe vështrimet e tyre lidhur me fushëveprimin e aplikimit ndaj kategorive specifike të të dënuarve, si dhe për verifikimin e RNA-së për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm në burgjet e Kosovës. Si rezultat i kësaj, konsulenti do ta finalizojë vlerësimin RNA, që do të pilotohet më vonë gjatë vitit në jo më tepër se dy burgje.

Grupi i punës përbëhet nga përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët vijnë nga pozita dhe burgje të ndryshme, si dhe nga personeli i Shërbimit Sprovuës të Kosovës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal “Rritja e kapaciteteve të institucioneve penitenciare në trajtimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor” dhe është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për periudhën 2019-2022,” implementuar nga Këshilli i Evropës.

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Prishtinë 9 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page