Back Kapacitetet e inspektimit gjyqësor vijojnë të rriten në përputhje me praktikat evropiane

Tirana 1 QERSHOR 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Kapacitetet e inspektimit gjyqësor vijojnë të rriten në përputhje me praktikat evropiane

38 anëtarë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri rritën kapacitetet e tyre në inspektimin tematik duke ndërthurur përvojat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Drejtuar nga Marjorie Obadia dhe Jean-louis Daumas, inspektorë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të Francës, moduli i trajnimit ishte i treti i serisë së trajnimeve mbi praktikat evropiane të inspektimit gjyqësor të ofruara në bashkëpunim me RESIJ me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Europës për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV).

Trajnimi, i cili do të vijojë dhe më 2 qershor, u kombinua me vizitën në Tiranë të Presidentit të Rrjetit Evropian të Inspektorëve të Drejtësisë (RESIJ) dhe Shef i Shërbimit të Inspektimit të Francës, Christophe Straudo. Ai pati diskutime të frytshme me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, Artur Metani, në lidhje me sfidat e përbashkëta për të garantuar që gjyqtarët dhe prokurorët të respektojnë standarde të larta profesionale në dhënien e drejtësisë.

Takime të tjera u organizuan me Ministrin e Drejtësisë, Kuvendin, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën e Lartë.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV), nën iniciativën e Insturmentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026.