Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mbështetën nismën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për të rritur njohurinë dhe kuptueshmërinë e të dënuarve mbi të drejtat e tyre dhe trajtimin jo diskriminues.
Hapja e një biblioteke në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Bradashesh u kombinua me një sesion informativ për 35 të dënuar dhe personel të institucionit penitenciar, duke i njohur këta të fundit me dispozitat kyçe të ligjeve "Për mbrojtjen nga diskriminimi" dhe " Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”. Në fokus të këtij sesioni ishte mbrojtja e kategorive vulnerabël si minoritetet, shtetasit e huaj, të burgosurit me çrregullime të shëndetit mendor dhe gratë.
Pjesëmarrësit patën një shkëmbim të frytshëm me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbi sfidat me të cilat përballen të dënuarit, si brenda në IEVP, ashtu edhe në shoqëri pas lirimit. Diskutimet hodhën më shumë vërtetësi mbi faktin se të dënuarit shpesh hasin diskriminim për shkak të faktorëve, të tillë si origjina, orientimi seksual ose feja. Përveç kësaj, ata ndanë se përballen me akses të kufizuar në burime, mungesë të mundësive të punësimit dhe stigmatizim shoqëror, të gjitha këto mund të pengojnë ri-kthimin e frytshëm në shoqëri dhe rehabilitimin afatgjatë.
Komisioneri ofroi disa udhëzime se si të dënuarit mund të identifikojnë dhe trajtojnë diskriminimin, si dhe sesi mund të shfrytëzojnë mjetet e akesës për raportimin e rasteve të tilla, ndërsa pjesëmarrësit riafirmuan interesin e tyre për t'u njohur me literaturën e hartuar nga Këshilli i Evropës "Libërthi i të Dënuarit", ku ofrohet informacion praktik mbi të drejtat e të dënuarve, shërbimet në IEVP dhe mjetet e ankesës në rastet e keqtrajtimit.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projekteve “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” dhe “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.


