Back NJOFTIM PER MEDIAT: Konferenca e nivelit të lartë “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik” do të organizohet në Prishtinë

Prishtinë 19 Shtator 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
NJOFTIM PER MEDIAT: Konferenca e nivelit të lartë “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik” do të organizohet në Prishtinë

Konferenca me titull “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”, do të organizohet të mërkurën, 20 shtator 2023, duke filluar nga ora 9:30, në ambjentet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Luftimi i diskriminimit dhe urrejtjes.”

Fjalimet hapëse do të mbahen nga Frank Power, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së.

 

Për të vazhduar më tej me fjalimet kryesore nga:

  • Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit
  • Naim Qelaj, Avokat i Popullit
  • Marigona Shabiu, Drejtore Ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut


Aktiviteti do të pasohet nga dy panele diskutimi, ku i pari përfshin përfaqësues të shoqërisë civile ndërkohë i dyti do të sjellë së bashku përfaqësues publik nga parti të ndryshme politike, për të diskutuar përvojat dhe përgjigjet e ndryshme ndaj gjuhës së urrejtjes.               
Konferenca organizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e shoqërisë civile dhe do të trajtojë fenomenin e gjuhës së urrejtjes në nivel shoqëror, veçanërisht gjuha e urrejtjes ndaj komuniteteve pakicë ose grupeve të cenueshme.

Ngjarja është e hapur për mediat.

Përkthimi simultant në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze do të ofrohet për pjesëmarrësit.           
"Luftimi i diskriminimit dhe urrejtjes" është iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, në kuadër të programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Programi i ngjarjes.

 

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:

Betim Zllanoga - [email protected] / +38349122677  

Besnik Baka – [email protected]/ +355692178430