Në kuadër të Ditës shqiptare të Drejtësisë, përfaqësues të lartë dhe stafi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij Prokurorial u mblodhën në një aktivitet të nivelit të lartë në Korçë. Mbështetur nga projekti i Bashkimi Evropian dhei Këshillit të Evropës SEJ IV, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit të tyre ndërinstitucional dhe aplikimi i mjeteve përkatëse të CEPEJ-it në adresimin e interpretimit dhe zbatimit të unifikuar të legjislacionit dhe hartës së re gjyqësore.
Eksperti i lartë i Këshillit të Evropës dhe ish president i CEPEJ-it, Georg Stawa, prezantoi mjetet e CEPEJ-it për menaxhimin e kohës gjyqësore, komunikimin gjyqësor, duke përfshirë punën e CEPEJ-it për një mjet të ri për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura, veçanërisht i rëndësishëm në fazën aktuale të zbatimit të hartës gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë vijuan diskutimet të fokusuara në mënyrat konkrete për të adresuar sfidat e tyre të përbashkëta për reduktimin e ngarkesës dhe përmirësimin e komunikimit me median dhe publikun, në kuadër të hartës së re gjyqësore.
Në takim morën pjesë edhe Adea Pirdeni, Zëvendësministre e Drejtësisë, Artur Metani, Inspektori i lartë i Drejtësisë, Irena Gjoka, Kryetare e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por edhe anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëria, Prokuroria e Përgjithshme dhe partnerë të tjerë që mbështesin reformën gjyqësore në Shqipëri si EU4Justice dhe OPDAT.
Aktiviteti u organizua nga projekti Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV) në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë (Instrumenti Horizontal III), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.