Back Pyetësori i parë online mbi vlerësimin e nevojave për trajnim në Kosovë*

Pyetësori i parë online mbi vlerësimin e nevojave për trajnim në Kosovë*

Drejtori i Akademisë së Policisë në Kosovë dhe drejtuesit e programit të trajnimit të vazhdueshëm mbajtën një takim online me eksperten e Komisionit Evropian për Efikasitetin në Drejtësi (CEPEJ) Marina Naumovska, në kuadër të përgatitjes së zbatimit të një pyetësori mbi vlerësimin e nevojave për trajnim.

Ky pyetësor do të realizohet për herë të parë online dhe qëllimi i tij është të pyesë kryetarët e gjykatave, gjykatës dhe stafin e gjykatave se cfarë ata shohin si nevojat kyresore në mënyrë që të përmirësojnë efikasitetin në gjykata. Bazuar në rezultatet, kurrikula trajnuese e Akademisë do të përmirësohet edhe më tej për të përfshirë instrumentat dhe metodologjinë e CEPEJ.

Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan mbi pyetësorët, platformën dhe përgatitjet për raportin e ardhshëm ku analizohen të dhënat e mbledhura. Zbatimi i pyetësorit do të shërbejë si një ushtrim pilot për t’i munëdsuar Akademisë, në vazhdim, zhvillimin e vlerësimeve të nevojave për trajnim në mënyrë të vazhdueshme mbi tema specifike, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Prishtine 25 Maj 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page