Back Nënshkruhet granti i parë nën projektin rajonal për adresimin e radikalizimit në Ballkanin Perëndimor

photo: Shutterstock

photo: Shutterstock

Granti i parë për organizimin e forumeve lokale ndër-koordinuese mes agjencive për forcimin e manaxhimit dhe rehabibitimit të të burgosurve ekstremist të dhunshëm, u nënshkrua për Kosovën*. Përfituesi i këtij granti, Shërbimi Kosovar i Korrektimit (SHKK) konfirmoi angazhimin për të siguruar një bashkëpunim multi-institucional të qëndrueshëm e më efiçient, si një kërkesë për ri-integrimin e suksesshëm të të burgosurve ekstremit të dhunshëm përsëri në shoqëri.

Përgjegjësia për të ndaluar shkeljet e ekstremistëve të dhunshëm, menaxhimin dhe integrimin e tyre në shoqëri nuk është vetëm një përgjegjësi e shërbimeve korrektuese, por e shumë agjencive dhe organizatave të tjera. Këtu mund të përmenden policia, shërbimet inteligjente, agjencitë e punësimit, punonjësit social, përfaqësuesit fetar, bashkitë si dhe shoqëria civile.

Si rezultat, nga mbledhja përgatitore midis Këshillit të Evropës, Shërbimit Kosovar të Korrektimit dhe Programit për Asistencën Teknike të Trajniumimit në Hetimin Ndërkombëtar (ICITAP), që u mblodh në 20 maj 2020, SHKK do të dorëzojë një plan të detajuar pune në organizimin e 8 forumeve ndër-institucionale duke nisur nga Shtatori 2020.

Grantet do të  zbatohen në kuadër të projektit rajonal “Forcimi i Kapaciteteve Penitenciare në Adresimin e Radikalizimit në Burgjet e Ballkanit Perëndimor” pjesë e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022P”, zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Prishtinë 20 Maj 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page