Back Mbështetje ndaj autoriteteve shqiptare në adresimin e çështjes së segregimit të fëmijëve romë në institucionet e arsimimit

Mbështetje ndaj autoriteteve shqiptare në adresimin e çështjes së segregimit të fëmijëve romë në institucionet e arsimimit

Përfaqësues nga institucionet vendore dhe qendrore, ishin pjesë e takimit koordinues të organizuar në Korçë me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës për të diskutuar masat konkrete për përfshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsim.

Ky aktivitet u organizua në funksion të vendimit të fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për Shqipërinë, i cili konstatoi diskriminim bazuar në përkatësinë etnike në të drejtën e tyre për një arsim gjithëpërfshirës për fëmijët romë dhe egjiptianë, si dhe dështimin e autoriteteve kombëtare për të zbatuar masa desegreguese në një shkollë të qarkut të Korçës. Përfaqësuesit e ministrive përkatëse, autoriteteve vendore dhe organeve të barazisë u angazhuan në diskutime aktive për identifikimin e masave konkrete që do të mbështesin zbatimin e vendimit si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes tyre. Ata ranë dakord të koordinojnë më tej veprimet e tyre në përputhje me përgjegjësitë institucionale në adresimin e çështjes brenda një kohe të arsyeshme.

Aktiviteti organizohet në kuadër të projekteve “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj-së në Shqipëri” dhe “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe e zbatuar

 

 

Korçë 22 Nëntor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page