Back Autoritetet shqiptare ripërtërijnë angazhimin për të promovuar lirinë e shprehjes dhe të medias

Tiranë 17 Maj 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet shqiptare ripërtërijnë angazhimin për të promovuar lirinë e shprehjes dhe të medias

Autoritetet publike shqiptare shprehën angazhimin e tyre për të bashkëpunuar dhe avancuar axhendat e tyre institucionale në një përpjekje për të përmirësuar mjedisin e lirisë së shprehjes dhe medias në vend.

Përfaqësues nga institucionet përfituese kryesorë dhe ato partnere siguruan avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me projektin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës për 'Promovimin e Lirisë së Shprehjes dhe të Medias në Shqipëri' (PRO-FREX-A) gjatë takimit të parë të Komitetit Drejtues.

Projekti do të vazhdojë partneritetin e tij me Shkollën e Magjistraturës, Dhomën e Avokatëve, Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Autoritetin e Mediave Audio-Vizive për të përmirësuar mjedisin për ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në përputhje me standardet evropiane veçanërisht në kontekstin e avancimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Fushat e fokusit mbështeten në tre shtylla: trajnimi i gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit në standardet evropiane të nenit 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, mbështetja e Autoritetit të Mediave Audio-Vizive në forcimin e efikasitetit dhe pavarësisë së tyre dhe mbështetja e vetërregullimit të medias.

Projekti “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe e Medias në Shqipëri” është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026”.