Back Nis kursi online HELP i Këshillit të Evropës (KE) në fushën e Antidiskriminimit për më shumë se 60 avokatë në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri 6 Prill 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Nis kursi  online HELP i Këshillit të Evropës (KE) në fushën e Antidiskriminimit për më shumë se 60 avokatë në Shqipëri

Mbi 60 avokatë në Shqipëri morën pjesë në lançimin e kursit online HELP në fushën e Antidiskriminimit, mbajtur në Tiranë. Eventi në format hibrid u organizua me mbështetjen e projektit “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri pjesë e programit të përbashkët të BE/KiE-së Instumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe projektit “HELP në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut. 

Eventi u hap nga Maksim HAXHIA, Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe ndau me ta rëndësinë e ndalimit të diskriminimit, dhunës në familje, dhe standardeve etike në punën e një avokati, prokurori apo gjyqtari.

Pjesëmarrësit u njohën me programin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III” dhe projektin “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, projektin “HELP në Ballkanin Perëndimor”, si dhe me Programin e Edukimit për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë (HELP) dhe platformën e tij online, ku janë të disponueshme mbi 45 kurse për të drejtat e njeriut në format vetë-nxënje, duke përfshirë kursin në fushën e Antidiskriminimit.

Tutorët, Rezarta ABDIU, pikë informacioni për platformën online HELP, dhe Viktor GUMI, ekspert për çështjet e Antidiskriminimit, paraqitën një pasqyrë të shkurtër të kursit dhe shembujt e legjislacionit kombëtar që do të ofrohen përmes zbatimit të kursit online. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë pritshmëritë e tyre nga kursi, motivimin për t’u bashkuar dhe të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre për rëndësinë e temës me kolegët.

Kursi HELP në fushën e Antidiskriminimit u zhvillua nga një Grup Pune (GP) i përbërë nga konsulentë ndërkombëtarë. Modulet në lidhje me diskriminimin ndaj komunitetit Rom dhe komuniteteve SOGI u zhvilluan në bashkëpunim me Njësinë e Këshillit të Evropës për Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor (SOGI) dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për çështjet rome.

Qëllimi i kursit HELP është të ofrojë një burim njohurish të detajuara, por lehtësisht të aksesueshme, për të nxitur mirëkuptimin midis gjyqtarëve kombëtarë, prokurorëve dhe avokatëve kombëtarë në lidhje me një masë të konsiderueshme të praktikës gjyqësore përkatëse të GJEDNJ.  

Në pesë module pjesëmarrësit do të eksplorojnë çështjet e diskriminimit të përjetuara nga një sërë komunitetesh, si dhe termat dhe përkufizimet kryesore që lidhen me këto grupe. Në fund, pjesëmarrësit do të shohin se si mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Eventi u organizua me mbështetjen e projektit “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.