Back Festimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë Transfobia dhe Bifobia në Shqipëri

Shqipëri 09 Maj 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Festimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë Transfobia dhe Bifobia në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë - 17 maj, u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë. Të rinjtë në veçanti shpesh përballen me sfidën e të ngecurit brenda guackës së tyre, duke përjetuar stres të dukshëm dhe kronik që lidhet me identitetin e tyre të stigmatizuar.

Në kuadër të IDAHOT 2023 në Shqipëri, projekti Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe Njësia e Këshillit të Evropës për Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor (SOGI) po mbështesin organizatat vendore në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut për fillimin e një serie aktivitetesh ndërgjegjësimi nën moton e këtij viti “Hape zemrën!”.

Java e IDAHOT në Shqipëri do të shtrihet pothuajse në të gjithë muajin, duke filluar nga data 2 maj deri më 27 maj nëpërmjet nismave të ndryshme ndërgjegjësuese që angazhojnë komunitetet dhe mbështetësit e komunitetit LGBTI, duke patur si qëllim shfrytëzimin e kësaj mundësie për të përfshirë publikun e gjerë dhe komunitetet tona vendore përmes organizimit të seminareve, konferencave, klubeve të librit, shfaqjeve teatrale, ekspozitave të fotografisë, poezisë, etj.

Aktivistët shqiptarë LGBTI nga Aleanca LGBT, Pro LGBT, Open Mind Spectrum Albania dhe Pink Embassy kanë përgatitur një seri nismash, të cilat janë dizenjuar me kujdes për të arritur tek njerëzit dhe për të frymëzuar ndryshim në qëndrimet e publikut të gjerë kundrejt shoqërive, përfshirë personat LGBTI në Shqipëri dhe Evropë.

Aktivitetet kryesore që do të zhvillohen gjatë datave 2-27 maj janë si më poshtë:

20 MAJ 2023, 17:00 @Reja Tiranë- MARSHIMI I KRENARISË TIRANË

2-3 MAJ, @Destil – Workshop: "Poezi për Pride", Bulevard Art Media & Aleanca LGBT

5 MAJ, 17:00 @Aleanca - Workshop për Interpretim Poezie me poeten Marguerite Meyer nga Zvicra

12 MAJ, 19:00 @Destil Creative Hub - Filma (jo) Queer          

15 MAJ, 11:00 @Kuvendi i Shqipërisë – Prezantimi i Draft-Rezolutës për të Drejtat LGBTI në Kuvendin e Shqipërisë

15 MAJ 2023, 11:00 @Pogradec - Takime tregimi historish nga famlijarët e personave LGBTIQ+ dhe libri ''THUAJE’’ duke ndarë dhe lexuar histori reale nga prindërit e LGBTIQ+ në Shqipëri dhe Evropë.

15 MAJ, 18:00 @Destil - 3 Filma me metrazh të shkurtër, realizuar nga regjizorë të rinjë Queer nga Shqipëria

16 MAJ, 11:00 - Hapja e Fushatës Kombëtare “Shkolla të Sigurta për të Rinjtë LGBTI”

16 MAJ, 19:00 @Tulla Center - Konkurs “Vargjet Queer” dhe muzikë                              

16 MAJ, 20:00 @TEATRI EKSPERIMENTAL – Shfaqje teatrale: "Unë jam vetë grua"

17 MAJ, 18:00 @EUROPE HOUSE – transmetim i filmit: “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni”.  

17 MAJ, 10:00 @Pallati Kulturës ose Bashkia Tiranë – Ngritja e Flamurit, event i përvitshëm 

17 Maj, 11:00 @Hotel Tirana INT.- Workshop kombëtar: Së bashku kundër Krimeve dhe Gjuhës së Urrejtjes

17 MAJ, 18:30 @COD (Center for Openness and Dialogue) - “THUAJE!” - Lexime të performuara në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë!

18 MAJ, 19:00 @TULLA - Queer Got Talent

19 MAJ, 12:30 @ NISMA ARSIS - Le të flasim për ylberin! Video kundër diskriminimit e ndjekur nga një diskutim.

19 MAJ, 17:00 (vendi TBC) - Ekspozita “Të jesh Trans në Shqipëri”

19 – 30 MAJ, 17:00 @EUROPE HOUSE (TBC) - EKSPOZITA “JAM FËMIJA YT!!!”

21 MAJ, @Tunel music Venue - Drag Queen Party 

22 MAJ, 15:00 @Sarandë - Takime tregimi historish nga famlijarët e personave LGBTIQ+ dhe libri ''THUAJE’’ duke ndarë dhe lexuar histori reale nga prindërit e LGBTIQ+ në Shqipëri dhe Europë.

24 MAJ, 18:00 @Destil Creative Hub – Manuali: “Aksesi në shërbime për personat LGBTQ+”    

27 MAJ, 18:00 @Destil Creative Hub - Tryezë diskutimi “Dezinformimi ndaj komunitetit LGBTIQ+