Back Të rinjtë nga rajoni ndoqën Shkollën Verore mbi standardet Evropiane për lirinë e shprehjes

Të rinjtë nga rajoni ndoqën Shkollën Verore mbi standardet Evropiane për lirinë e shprehjes

Është organizuar online Shkolla Verore Rajonale mbi standardet Evropiane: liria e shprehjes dhe liria e medias nga data 12 deri më 16 korrik 2021 dhe në të kanë marrë pjesë studentë të juridikut dhe shkencave politike dhe profesionistë të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Shkolla Verore kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësoi njohuritë mbi informacionin në sistemin mediatik, rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm në këtë fushë. Njëkohësisht, ky program kontribuoi në kuptimin e standardeve evropiane, rëndësinë e tyre për funksionimin e shoqërive demokratike dhe peizazhet pluraliste të mediave, duke kuptuar informacionin që aktorët e medias, por edhe qytetarët hasin dhe krijojnë.

Ky kurs 5-ditor siguroi njohuri mbi: lirinë e shprehjes, të drejtat dhe standardet më të rëndësishme dhe tema të tjera të ngjashme, të tilla si aksesi në informacionin me rëndësi publike, e drejta e privatësisë, media për mbrojtjen e të dhënave dhe demokracia, gjuha e urrejtjes, pluralizmi i medias, gazetaria investigative, siguria e gazetarëve, standardet etike, mbrojtja e sinjalizuesve, gjinia dhe media, mbrojtja e të miturve, interneti dhe inteligjenca artificiale.

Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*,[1]Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia morën pjesë në diskutime dhe prezantime interaktive mbi standardet evropiane të mediave që burojnë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një numër instrumentesh të tjerë ligjorë të BE-së dhe Këshillit të Evropës, përfshirë praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjithashtu duke fituar aftësi praktike në përdorimin e bazave përkatëse të të dhënave, Platforma të tilla për sigurinë e gazetarëve dhe HUDOC.

Shkolla Verore online u organizua në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2019-2022)” dhe projektit “Liria e Shprehjes dhe e Medias në Evropën Jug-Lindore (JUFREX )”, i cili synon të promovojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet evropiane në këtë fushë. 

 

 

 

 *Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ballkani Perendimor 19 Korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.