Back Autoritetet rregullatore të medias në Ballkanin Perëndimor diskutojnë mbi rolin e tyre në paradigmat e reja të medias

Autoritetet rregullatore të medias në Ballkanin Perëndimor diskutojnë mbi rolin e tyre në paradigmat e reja të medias

Për të diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi rolin e autoriteteve rregullatore kombëtare të medias në paradigmat e reja të mediave, u organizua një Konferencë Rajonale me pjesëmarrjen e autoriteteve rregullatore të medias nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina , Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Konferenca mundësoi mbajtjen e dialogut vjetor midis autoriteteve rregullatore të medias në rajon dhe mbështeti zbatimin e mëtejshëm të standardeve përkatëse evropiane në fushën e medias. Këtë vit, konferenca siguroi një platformë të hapur për diskutime të mëtejshme në lidhje me zgjedhjet, pluralizmin në media, gjuhën e urrejtjes, zhvillimet e reja në përpjekjet për të luftuar dezinformimin dhe punën e Këshillit të Evropës në këtë drejtim. U diskutuan gjithashtu modelet aktuale rregullatore evropiane për të krijuar një hapësirë dixhitale më të sigurt dhe më të hapur, si dhe ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo konferencë u lejoi rregullatorëve nga rajoni të ndajnë përvojat dhe opinionet e tyre mbi aspekte të rëndësishme që lidhen me rolin e rregullatorit kombëtar të medias, duke rritur dhe forcuar shkëmbimin e njohurive dhe experiencave ndërmjet kolegëve dhe të bien dakord për hapa të mëtejshëm dhe mbështetje reciproke drejt rritjes së lirisë së medias në rajon.

Ky aktivitet u organizua nga projekti Liria e Shprehjes dhe e Medias në Evropën Juglindore (JUFREX), pjesë e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II dhe promovon lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Evropën Juglindore në përputhje me standardet evropiane.

 

* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Budva, online 9 Shtator 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.