Konferenca me titull “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”, do të organizohet të mërkurën, 20 shtator 2023, duke filluar nga ora 9:30, në ambjentet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Luftimi i diskriminimit dhe urrejtjes.”
Fjalimet hapëse do të mbahen nga Frank Power, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së.
Për të vazhduar më tej me fjalimet kryesore nga:
- Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit
- Naim Qelaj, Avokat i Popullit
- Marigona Shabiu, Drejtore Ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
Aktiviteti do të pasohet nga dy panele diskutimi, ku i pari përfshin përfaqësues të shoqërisë civile ndërkohë i dyti do të sjellë së bashku përfaqësues publik nga parti të ndryshme politike, për të diskutuar përvojat dhe përgjigjet e ndryshme ndaj gjuhës së urrejtjes.
Konferenca organizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e shoqërisë civile dhe do të trajtojë fenomenin e gjuhës së urrejtjes në nivel shoqëror, veçanërisht gjuha e urrejtjes ndaj komuniteteve pakicë ose grupeve të cenueshme.
Ngjarja është e hapur për mediat.
Përkthimi simultant në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze do të ofrohet për pjesëmarrësit.
"Luftimi i diskriminimit dhe urrejtjes" është iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, në kuadër të programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:
Betim Zllanoga - [email protected] / +38349122677
Besnik Baka – [email protected]/ +355692178430