Back

THIRRJE PËR PROPOZIME: Mbështetje për qeverisjen vendore dhe/ose OShC-të për të luftuar diskriminimin – Projekti “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”

Shqipëri 30 Korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
THIRRJE PËR PROPOZIME: Mbështetje për qeverisjen vendore dhe/ose OShC-të për të luftuar diskriminimin – Projekti “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”

Në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor the Turqinë 2019-2022”, dhe projektit “Promovimi i diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”, Këshilli i Evropës ka hapur thirrjen për propozime me synim përmirësimin e funksionimit të mekanizmave të anti-diskriminimit dhe qasjen e tyre nga grupe vulnerabël, në përputhje me standardet evropiane, në veçanti me rekomandimet e organeve monitoruese, konkretisht nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve (FCNM) dhe/ose Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve (ECRML)

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimeve është (shtyrë në) 13 Shtator 2020 (ora 17:00 CET)

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: tenders.antidiscrimination@coe.int

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe dokumente të tjera relevante për procesin e tenderit, ju lutem referojuni dokumenteve të mëposhtme:


Çfarë është Instrumenti Horizontal?

Instrumenti Horizontal I Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal II) 2019-2022 është një iniciativë bashkëpunimi e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai përbën një nga rezultatet e Deklaratës së Qëllimit të nënshkruar në 1 Prill 2014 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, në të cilin të dy Organizatat ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin e tyre në fushat kryesore me interes të përbashkët.

Faza e parë e programit përfshinte nisma të ndryshme rajonale dhe të përshtatura sipas vendit përfitues dhe u zhvillua nga viti 2016 deri në vitin 2019. Faza e dytë e programit (me vlerë 41 milion € ndërmjet viteve 2019 - 2022) vazhdon të ndërtojë mbi rezultatet e fazës I dhe zgjeron fushat tematikore drejt çështjeve të reja thelbësore për rajonin - liria e shprehjes dhe e medias.

Faza e dytë e programit përfshin projekte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, dhe Turqi duke forcuar dimensionin rajonal të programit. Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës që ofron ekspertizë legjislative dhe këshilla për politikat brenda sistemit të Këshillit të Evropës do të mbetet një pjesë e rëndësishme e programit në dispozicion të të gjithë përfituesve.

 

Sa kohë do të zgjasë Instrumenti Horizontal II?

Instrumenti Horizontal është një program tre-vjeçar, i cili po zbatohet nga Këshilli i Evropës nga maji 2019 për një periudhë prej 36 muajsh.

 

Sa do të kushtojë Instrumenti Horizontal II?

Buxheti i këtij programi arrin afërsisht 41 milion EUR (85% të financuara nga BE-ja, 15% nga KiE-ja).

 

Çfarë do të bëjë Instrumenti Horizontal II?

Instrumenti Horizontal i mundëson Përfituesve të përmbushin agjendën e reformave në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor, demokracisë si dhe të respektojnë standardet evropiane, duke përfshirë kur është e mundur kornizën e proceseve të zgjerimit të BE-së. Instrumenti Horizontal mbështetet në metodat unike të punës të Këshillit të Evropës, me anë të së cilave aktivitetet e bashkëpunimit teknik të përshtatura bazohen në përfundime dhe rekomandimet e organeve monitoruese të Këshillit të Evropës në fushat ku nevojiten përmirësime në legjislacionin dhe politikat e përfituesve për t'u pajtuar me traktatet e Organizatës dhe standardet e tjera.

Temat që trajtohen nga Instrumenti Horizontal përfshijnë:

  • Sigurimi i drejtësisë;
  • Lufta kundër krimit ekonomik;
  • Lufta ndaj diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme (përfshirë LGBTI, pakicat dhe romët) dhe
  • Liria e shprehjes dhe liria e medias

Të gjitha këto tema përbëjnë përparësi kyçe të të dy Organizatave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Të gjitha projektet e Instrumenti Horizontal do të adresojnë çështje që ndërthuren siç janë integrimi gjinor, mbrojtja e minoriteteve dhe e grupeve të cenueshme, dhe parashikojnë angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e tyre.

Kjo faqe interneti u prodhua me fondet e Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu, në asnjë rast nuk mund të merren bazë për të reflektuar opinionin zyrtar të asnjë pale

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.