Back Liria pa urrejtje: Pajtimi i Lirisë së Shprehjes me të Drejtat Njeriut

Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme pasi nxit aktet e dhunës ose diskriminimit, duke cenuar në këtë mënyrë respektin dhe sigurinë e individëve si dhe duke dëmtuar kohezionin shoqëror. Gjithashtu, çdo person ka të drejtë të gëzojë lirinë e shprehjes, e cila lejon zhvillimin dhe përparimin e demokracisë sonë. Në përpjekjet për të identifikuar kufirin që ndan rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe respektin për dinjitet të barabartë mes gjithë individëve, kemi ftuar aktorë të njohur dhe figura kyçe nga institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri për të reflektuar dhe për të shprehur mendimin e tyre lidhur me këto çështje.

Konferenca Kombëtare "Liri pa Urrejtje" ishte një mundësi e vyer për t'u mbledhur dhe për të bashkuar forcat kundër gjuhës së urrejtjes, por edhe për të qëndruar vendosmërisht në mbështetje të lirisë së shprehjes. "Aleanca kundër Urrejtjes" u krijua në mënyrë që partnerët të bashkojnë forcat e tyre dhe të mbrojnë lirinë e fjalës duke mos toleruar më gjuhën e urrejtjes.

 

Kjo video u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu, në asnjë rrethanë nuk mund të merren si reflektim i opinionit zyrtar të asnjë prej palëve. 

 

Dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page