Instrumenti Horizontal synon të avancojë luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe luftën kundër krimit mjedisor, duke përfshirë masa për të adresuar transparencën e financimit të partive politike, sistemet e deklarimit të pasurisë, vlerësimet kombëtare të rrezikut dhe zhvillimin e kapaciteteve të njësive të inteligjencës financiare.

Back Parlamenti i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

photo: Shutterstock

photo: Shutterstock

Parlamenti i Shqipërisë miratoi ndryshime në Kodin Zgjedhor pas një periudhe të gjatë konsultimesh me partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Horizontale II të KiE/ BE, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri kanë dhënë rekomandime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Subjektet Zgjedhore në Shqipëri.

Ndryshimet marrin parasysh rekomandimet e Veprimit dhe pritet të forcojnë zbatimin e rekomandimeve të GRECO-s dhe do të sigurojnë një rritje të transparencës së financimit të partive politike dhe të fushatave dhe do të adresojnë shqetësimet lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shitblerjen e votës.

Miratimi i reformës zgjedhore dhe ndryshimeve mbi financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore plotëson një nga kushtet kryesore të përcaktuara nga Këshilli Evropian duke i hapur rrugën Shqipërisë për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian.

Veprimi kundër krimit ekonomik në Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë më tej procesin e reformës në fushën e financimit të partive politike përmes ndihmës për Parlamentin e Shqipërisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tirane 24 KORRIK 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page