Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Rekomandimet për përmirësimin e burimeve ekzistuese të ‘I-Librarisë’ në kuadër të Institucioneve Trajnuese të Gjyqësorit në Ballkanin Perëndimor

photo: Shutterstock

photo: Shutterstock

Me synimin për të forcuar kapacitetet e institucioneve trajnuese të gjyqësorit në Ballkanin Perëndimor që ato të sigurojnë një zbatim efektiv të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, projekti “Institucionet Trajnuese të Gjyqësorit për Cilësi dhe Qëndrueshmëri” (JA-NET) do të mundësojë rekomandime kyçe për përmirësimin e ‘I-Librarisë’ ekzistuese për 7 Institucione Trajnuese të Gjyqësorit në 6 Përfitues – Shqipëri, Bosnjë Herzegovinë, Kosovë*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.

Për këtë qëllim, një vlerësim përshkrues i burimeve të mundshme të I-Librarisë dhe materialeve trajnuese ekzistuese mbi të drejtat e njeriut si dhe publikime të tjera legale brenda Institucioneve Trajnuese të Gjyqësorit në Ballkanin Perëndimor, është duke u zhvilluar. Vlerësimi i ndërmarrë nga Shkolla Shqiptare e Magjistraturës, Qendra për Trajnime Juridike e Federatës së Bosnjë dhe Herzegovinës, Qendra për Trajnime Juridike e Republikës Srpska, Akademisë Gjyqësore së Kosovës, Qendra e Trajnimit Gjyqësor e Malit të Zi, Akademia Gjyqësore e Serbisë si dhe Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë e Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i këtij vlerësimi, do të zhillohen rekomandime të detajuara rreth përmirësimit të mëtejshëm të burimeve të I-Librarisë, ndërkohë që do të diskutohen me përfituesit edhe ndërhyrje të tjera.

Projekti “Institucionet trajnuese të Gjyqësorit për Cilësi dhe Qëndrueshmëri” (JA-NET) është pjesë e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ballkanin Perëndimor 17 Shtator 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.