Back Kosovë *: Komisioni i Venecias rekomandon transparencë më të madhe mbi projektligjin për Qeverinë

Kosovë *: Komisioni i Venecias rekomandon transparencë më të madhe mbi projektligjin për Qeverinë

Komisioni i Venecias, nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës (ECM), si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës 'Instrumenti Horizontal II', ofroi një opinion të rëndësishëm pas kërkesës Kryeministrit të Kosovës* për një opinion mbi Projektligjin për Qeverinë. Komisioni i Venecias rekomandon që projektligji duhet të bëhet më i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare për ligjbërjen demokratike, duke nënvizuar që shtetet duhet të njohin epërsinë e kushtetutës kur përshkruan kufirin në numrin e ministrave të qeverisë të lejuar.

I kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në fund të Tetorit, Opinioni "njeh plotësisht" qëllimin e projektligjit për të kufizuar numrin e ministrive me synim për të rregulluar formimin e qeverisë si dhe për ta bërë atë me kosto më efektive e për të parandaluar rreziqet e korrupsionit. Por, Komisioni i Venecias rekomandon se një "Memorandum Shpjegues" mjaft i hollësishëm duhet të botohet së bashku me të gjitha projektligjet e ardhshme, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e transparencës për hartimin e ligjeve dhe për të lehtësuar angazhimin domethënës të publikut dhe shoqërisë civile në procesin legjislativ.

Opinioni u përgatit nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës në kuadrër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal II për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës (ECM) ofron ekspertizë brenda sistemit të Këshillit të Evropës për t'iu përgjigjur kërkesave për ekspertizë legjislative dhe këshilla të politikave për sigurimin e drejtësisë, luftimin e krimit ekonomik dhe luftimin e diskriminimit, si dhe lirinë e shprehjes dhe medias, si dhe çështjet kushtetuese që bien brenda mandatit të Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (i njohur si Komisioni i Venecias). Kjo është bërë në respekt të plotë të pavarësisë dhe specifikave të funksionimit të mekanizmave monitorues të Këshillit të Evropës dhe siguron një mbështetje kryesore për proceset e pranimit në BE.

 

* Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Shqipëri 12 Dhjetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Çfarë është Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës

Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës (MKE) ofron ekspertizë brenda sistemit të Këshillit të Evropës për t'iu përgjigjur kërkesave për ekspertizë ligjore dhe këshilla mbi politikat për forcimin e drejtësisë, luftën kundër krimit ekonomik dhe luftimin e diskriminimit, si dhe lirinë e shprehjes dhe të medias, si dhe çështjet kushtetuese që i përkasin mandatit të Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (i njohur si Komisioni i Venecias). Kjo bëhet në respekt të plotë të pavarësisë dhe specifikave funksionale të mekanizmave monitoruese të Këshillit të Evropës dhe ofron një mbështetje kyçe për proceset e anëtarësimit në BE. Nëse ka projekte të Instrumentit Horizontal në fushën me interes për Përfituesin përkatës, kërkesa për opinion eksperti mund të realizohet drejtpërdrejt nga këto projekte.

 

Kush mund të bëjë kërkesë për opinion eksperti sipas MKE-së?

Kërkesë për opinion eksperti nën MKE mund të bëjnë ministrat (dhe anëtarët e tjerë të qeverisë), kryetari i parlamentit, krerët e komisioneve parlamentare, institucionet e Avokatit të Popullit ose institucionet e pavarura shtetërore të Përfituesit në fjalë (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia). .

Për më tepër, veçanërisht për çështje që bien brenda fushës së kompetencave të Komisionit të Venecias, kërkesë për asistencë në kuadër të MKE-së mund të paraqesin gjithashtu Bashkimi Evropian por edhe organet e Këshillit të Evropës (siç janë Sekretari i Përgjithshëm, Komiteti i Ministrave, Asambleja Parlamentare dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale). .

Gjithashtu, kërkesa për përmbledhje amicus curiae të Komisionttëi Venecias mund të bëhen edhe nga gjykatat kushtetuese.

 Më shumë informacion mund të gjendet në broshurën e MKE-së.

* Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim ndaj qëndrimit lidhur me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKBsë dhe me Opinionin e GjNK-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.