Në varësi të nevojave dhe prioriteteve të përfituesve në fjalë, puna në këtë fushë përqëndrohet në mbështetjen për institucionet e avokatit të popullit, edukimin gjithëpërfshirës (adresimi i racizmit, bullizmit, segregimit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor, korrupsioni në arsim), adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore (me fokus në ndihmën për viktimat e trafikimit), luftën kundër diskriminimit ndaj pakicave kombëtare dhe/ose kur bazohet në orientimin seksual ose identitetin gjinor.

Back Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri mbështeten në procesin e përgatitjes së ankesave për rastet e diskriminimit

Tiranë, Durrës, Shkodër 18-20 Shtator 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri mbështeten në procesin e përgatitjes së ankesave për rastet e diskriminimit

Personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me diskriminim dhe barriera që kufizojnë gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Fuqizimi i tyre për të mbrojtur dhe referuar shqetësimet e tyre dhe rastet diskriminuese është thelbësor jo vetëm për të dëgjuar zërin e tyre, por edhe për t’i adresuar këto raste pranë institucioneve përkatëse publike.

Më 18-20 shtator 2023, falë bashkëpunimit të frytshëm me Fondacionin “Se Bashku” dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), grupi i parë prej 35 personash me aftësi të kufizuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u trajnua mbi procesin e përpilimit dhe dorëzimit të ankesave pranë institucionit të KMD-së.

Ky i fundit ka marrë 32 raste të tilla gjatë vitit 2022 dhe 16 të tjera në vitin 2023, me shkallën e zgjidhjes 90%. Aktivitetet i shërbyen edhe forcimit të njohurive dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuara me stafin e KMD-së.

Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të Instrumentit Horizontal.