Back Performanca “Bëj Art për Dashuri!” përmbyll fushatën kundër gjuhës së urrejtjes “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri!” në Tiranë

KOMUNIKIM PER MEDIAT
Tiranë 12 Dhjetor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Performanca “Bëj Art për Dashuri!” përmbyll fushatën kundër gjuhës së urrejtjes “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri!” në Tiranë

Fushata e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër gjuhës së urrejtjes në Shqipëri “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!” shërbeu si një kujtesë, por edhe një mundësi për secilin prej nesh që të angazhohej dhe të kontribuonte drejt një shoqërie më të sigurt dhe të larmishme, duke luftuar ndarjet ndërmjet njerëzve dhe duke sjellë respekt dhe dialog të ndërsjellë për të gjithë komunitetet. Ky ishte një nga mesazhet kryesore që u dëgjua gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së organizuar ditën e djeshme pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe në kuadër të “Tirana - Kryeqyteti Rinor Evropian 2022”. 

Ky event,  mblodhi së bashku opinionistë, të rinj aktivistë dhe artistë si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve publike, të cilët iu bashkuan kësaj lëvizjeje rajonale dhe ngritën zërin kundër të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes, duke u zotuar të promovojnë një shoqëri të barabartë pa urrejtje dhe diskriminim.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, hapi aktivitetin duke bërë një përmbledhje të shkurtër të fushatës dhe ndikimin së saj në Shqipëri dhe rajon. “Jemi të vetëdijshëm që nevojiten përpjekje të vazhdueshme pasi urrejtja vazhdon të jetë pjesë e jetës sonë dhe ne jemi dëshmitarë të saj. Urrejtja ndodh personalisht, ndodh online, dhe kjo është arsyeja pse Fushata “Blloko urrejtjen. Fal dashuri” mbulon të dyja këto aspektet.”, tha Gützkow.

Lenka Vitkova, Shefe Sektori pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, adresoi pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë e promovimit të diversitetit si një vlerë kyçe evropiane. “Edhe në Shqipëri gjuha diskriminuese mbetet ende problem, veçanërisht në media. Kjo është e papranueshme, prandaj duhet bërë më shumë përmes nismave sensibilizuese dhe fushatave të tilla, për të luftuar diskriminimin dhe për të mbështetur barazinë dhe diversitetin”, përfundoi Vitkova.

Në fjalën e saj, Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë, ndau me pjesëmarrësit rëndësinë për të pranuar dhe mbështetur diversitetin. “Detyra jonë fillon pikërisht këtu, në shkollë dhe në kopsht, duke i mësuar fëmijët dhe të rinjtë të respektojnë dhe vlerësojnë të tjerët sepse janë të ndryshëm. Të qenit ndryshe i jep botës ngjyrë dhe si e tillë ajo duhet të përqafohet dhe të vlerësohet tek ne dhe tek të tjerët. theksoi Muzhaqi.

Në fjalën e saj, Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës theksoi përpjekjet e e Bashkisë së Tiranës për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin në lokalitete dhe komunitete të ndryshme. Ristani e mbylli fjalën e saj me një thirrje të hapur drejtuar të gjithëve, veçanërisht të rinjve: “Fjalët kanë rëndësi! Mund të lëndojnë, por edhe të shërojnë!”

Aktiviteti u moderua nga aktori dhe personazhi i mirënjohur i televizionit, Aleks Seitaj, i cili iu bashkua personazheve të tjerë të shquar publikë, si Ema Andrea, aktore dhe aktiviste e të drejtave të njeriut; Atleti olimpik Izmir Smajlaj dhe këngëtarja Kamela Islamaj në mbështetje të kësaj fushate si ‘Ambasador kundër gjuhës së urrejtjes’ për të sjellë përpara dhe promovuar një shoqëri të larmishme, pa diskriminim dhe dhunë. Aktiviteti u mbyll me një performancë unike muzikore nga nxënësit e “Liceut Artistik”.

Fushata “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!” është një lëvizje ndërgjegjësuese e prezantuar në Ballkanin Perëndimor dy vjet më parë për të informuar dhe angazhuar komunitetet lokale në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes, duke synuar grupet dhe individët vulnerabël si personat LGBTI+, emigrantët, njerëzit me nevoja të veçanta dhe pakicat etnike. Fushata u zbatua në Shqipëri gjatë vitit 2022 nëpërmjet një sërë eventesh publike dhe ndërgjegjësimi me anë të kanaleve ‘online’.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”, si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, një nismë bashkëpunimi që mbështet reformat në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në përputhje me standardet evropiane dhe në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.



Për më shumë informacion, lutem kontaktoni:

Besnik Baka - [email protected]; tel. +355 692 17 84 30
Dusan Vojnovic - [email protected]: tel. +33 3 90 21 56 99

Hate speech is on the rise across Europe, jeopardising social cohesion and putting human rights under threat. The Western Balkans region is not immune to hate speech that particularly targets individuals from vulnerable groups, who have already been affected by stigma and discrimination during the COVID-19 pandemic. To counter this phenomenon in the region, the European Union and the Council of Europe have launched a campaign for the Western Balkans – “Block the hatred. Share the love.”

The campaign implemented under the action on “Promotion of diversity and equality in the Western Balkans” will take place entirely online, through dedicated FacebookInstagram and Twitter pages: “Block the hatred. Share the love.”, and will be ongoing in the years to come.

Campaign Resources

 Facsheets
  Videos
 Useful resources