Back Zyrtarët publikë në Shqipëri rrisin njohuritë mbi procesin e deklarimit elektronik të interesave private të subjekteve të zgjedhura dhe zyrtarëve të lartë publikë

Tiranë 17 Mars 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Zyrtarët publikë në Shqipëri rrisin njohuritë mbi procesin e deklarimit elektronik të interesave private të subjekteve të zgjedhura dhe zyrtarëve të lartë publikë

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, së bashku me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) organizoi një seri trajnimesh me qëllim konsolidimin e përvojës së zyrtarëve publikë mbi kompetencat ligjore dhe aftësitë teknike për finalizimin me sukses të procesit të deklarimit të subjekteve të zgjedhura dhe zyrtarëve të lartë publikë, që kanë detyrimin të deklarojnë interesat e tyre private. Këto trajnime përmirësuan njohuritë e 360 zyrtarëve publikë, përgjegjës për menaxhimin e procesit të deklarimit të interesave privatë, mbi sistemin elektronik te aseteve dhe deklarimit të konfliktit të interesave.

Sistemi elektronik i deklarimit të aseteve, një zhvillim madhor zbatuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe USAID, përbën një mekanizëm të rëndësishëm të parandalimit të korrupsionit. Ky sistem u bë funksional në tetor 2022 dhe synon të sigurojë lehtësimin e procesit të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave të subjekteve deklarues. Në një periudhë afatshkurtër, ky sistem do të rrisë përpunimin elektronik të të dhënave, shkëmbimin e tyre me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe efektivitetin e kontrolleve dhe hetimeve administrative për korrupsion të ILDKPKI-së.

Zyrtarët publikë përgjegjës kanë një rol thelbësor në sigurimin e funksionimit efektiv të systemit elektronik të deklarimit të interesave private, duke asistuar dhe lehtësuar procesin e deklarimit të pasurive nga subjektet e zgjedhur dhe zyrtarët e lartë publikë. Si rrjedhojë, këto trajnime shërbyen për të adresuar sfidat kryesore të hasura gjatë procesit të parë të deklarimit dhe për të ofruar udhëzime ligjore dhe teknike për zgjidhjen e këtyre mangësive, duke unifikuar praktikat më të mira.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.