Back Rinovimi i partneritetit me institucionet kyçe të drejtësisë në forcimin e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri

TIRANE, SHQIPERI 21 MARS 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Rinovimi i partneritetit me institucionet kyçe të drejtësisë në forcimin e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri

Përfaqësues nga përfituesit kryesorë, institucionet partnere, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës morën pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues të fazës së katërt të projektit të përbashkët të Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ IV.

Projekti do të vazhdojë të ndihmojë organet drejtuese të gjyqësorit dhe të shtrijë fokusin tek gjykatat vendase për t'u bërë më transparente dhe për të rritur efikasitetin përmes qasjeve inovative dhe mjeteve të testuara të CEPEJ. Fuqizimi i praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përmirësimi i komunikimit gjyqësor me median dhe publikun e gjerë do të jenë fusha të tjera të rëndësishme në fokus të projektit.

Përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, gjykatat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Dhoma e Avokatëve, Dhoma e Ndërmjetësimit dhe Shkolla e Magjistraturës njohën bashkëpunimin e synuar dhe fleksibël dhe rikonfirmuan partneritetin e tyre për fazën e re.

Aktiviteti u organizua nga projekti Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV) në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal III), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.