Back Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri zgjeron grupin e trajnerëve lokalë në fushën e lirisë së shprehjes dhe të medias

Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri zgjeron grupin e trajnerëve lokalë në fushën e lirisë së shprehjes dhe të medias

Një grup i përzgjedhur prej 11 juristësh të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri janë trajnuar mbi standardet evropiane për lirinë e shprehjes dhe medias, të përcaktuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe praktika gjyqësore të lidhura me to. Kuadri ligjor kombëtar dhe jurisprudenca u përdorën për të shqyrtuar zbatimin e këtyre standardeve nga gjykatat kombëtare. Ata do të zgjerojnë grupin e trajnerëve të certifikuar vendas, të cilët më pas do të trajnojnë kolegët e tyre përmes një sistemi trajnimi kaskadë.

Pjesëmarrësit juristë u trajnuan mbi një metodologji trajnimi ndërvepruese të përgatitur në kuadër të Projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)", duke përfshirë analizën e rasteve studimore në grup, diskutime dhe prezantime. Ata u pajisën me Manualin e Trajnerit në gjuhën shqipe dhe materiale burimore të zhvilluara nga projekti.

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri, Maksim Haxhia, vlerësoi bashkëpunimin e gjatë me projektin, i cili është në vitin e tij të pestë dhe ka mbështetur trajnimin mbi lirinë e shprehjes për qindra avokatë në vend.

Trajnimi u mbështet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)" pjesë e një nisme më të madhe të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal II

 

 

Shqipëri 25 Shtator 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page