Si funksionon Instrumenti Horizontal II?

Veprimet që do të ndërmerren në vendet përfituesive të Instrumenti Horizontal janë projektuar bazuar në rekomandimet që dalin nga organet e monitorimit / organet këshillimore të Këshillit të Evropës, dhe u është dhënë përparësi sipas nevojave brenda negociatave për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Instrumenti Horizontal ndjek një qasje të dyfishtë, duke përfshirë ndihmën teknike dhe këshillat ligjore/politike:

  • Ndihma teknike nën Instrumenti Horizontal bazohet në "trekëndëshin" e KiE-së të vendosjes së standarteve, monitorimit dhe bashkëpunimit që përfaqëson përparësinë më të fortë krahasuese të Këshillit të Evropës. Prandaj, projektet që do të zbatohen do të adresojnë mangësitë e identifikuara nga organet e monitorimit / ekspertëve të KiE-së në sigurimin e drejtësisë, luftën kundër krimit ekonomik dhe atë ndaj diskriminimit, me qëllim për të mbështetur vendet përfituesve nën Instrumentin Horizontal në përmbushjen e rritjes së përputhshmërisë me standardet e KiE-së. Për më tepër, projektet e zbatuara do të synojnë lehtësimin e progresit të vendeve përfituesve të para-anëtarësimit në lidhje me zbatimin e Kapitujve 23 dhe 24. Kjo do të bëhet përmes një sërë aktivitetesh, siç janë seminaret e trajnimit, vlerësimet (për shembull, zbatimi i disa pjesëve të legjislacionit ose dokumenteve politike, aranzhimet institucionale, kapacitetet operacionale të institucioneve të caktuara), mbështetja për hartimin e dispozitave të reja legjislative / dokumenteve / metodologjive të politikave, udhëzimeve / manualeve (etj) dhe shkëmbimit të praktikave të mira.
  • Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizave do të sigurojë ekspertizë brenda sistemit të Këshillit të Evropës për t'iu përgjigjur kërkesave për ekspertizë legjislative dhe këshilla politikash për të siguruar drejtësi, lirinë e shprehjes dhe median, për të luftuar krimin ekonomik dhe diskriminimin, dhe çështjet kushtetuese që bien brenda mandatit të Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (i njohur si Komisioni i Venecias). Një gjë e tillë realizohet duke respektuar plotësisht pavarësinë dhe specifikat e funksionimit të mekanizmave të monitorimit të Këshillit të Evropës dhe siguron një mbështetje kyçe për proceset e pranimit në BE.

Partnerët kryesorë në përcaktimin dhe zbatimin e këtij programi përfshijnë - në varësi të temës në fjalë - ministritë e drejtësisë, të brendshme, shëndetësisë, arsimit, të drejtave të njeriut dhe punët e jashtme; gjykatat, shërbimet e prokurorisë dhe organet mbikëqyrëse gjyqësore; strukturat e qeverisjes publike me përgjegjësi specifike në fushat përkatëse si: anti-korrupsioni, pastrimi i parave ose antitrafikimi i qenieve njerëzore; ombudsmanët, autoritetet e zbatimit të ligjit; institucionet ndëshkuese; profesionistët ligjor; organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet arsimore. Ministritë e punëve të jashtme dhe / ose institucionet për integrimin evropian janë partnerë kryesorë në bashkërendimin e Instrumentit Horizontal.

 

Kush e koordinon Instrumentin Horizontal II?

Një mekanizëm bashkërendimi është krijuar midis Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, Zyrave rajonale të Këshillit të Evropës, Delegacioneve të Bashkimit Evropian dhe të ashtuquajturve Koordinatorët e vendeve Përfituese të Instrumentit Horizontal (zyrtarë të Ministrive të Punëve të Jashtme ose Zyrave të Integrimit Evropian të caktuar nga autoritetet e vendeve përfituese përkatëse për të vepruar si pika kontakti për zbatimin e Instrumentit Horizontal) për të siguruar një bashkërendim gjithëpërfshirës midis Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, palëve të interesuara dhe partnerëve në juridiksionet përkatëse, si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare.

Ky mekanizëm i bashkërendimit do të sigurojë sinergji me projektet e tjera ekzistuese dhe të planifikuara në rajon dhe do të sigurojë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme për përfituesit përfundimtar dhe publikun e gjerë.

*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.