Back Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian thellojnë mbështetjen e tyre për lirinë e shprehjes dhe medias në Shqipëri

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian thellojnë mbështetjen e tyre për lirinë e shprehjes dhe medias në Shqipëri

Promovimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave do të vazhdojë të jetë në fokusin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian gjatë fazës së 2-të të Nismës së përbashkët të Instrumentit Horizontal të "Lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Shqipëri" (JUFREX II) ".

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të Aksionit mblodhi në Tiranë përfaqësues kryesorë nga institucionet partnere; Shkolla e Magjistraturës, Dhoma e Avokatëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Autoriteti Shqiptar i Mediave Audio-vizive, Këshilli Shqiptar i Mediave, akademikë nga Fakultetet e Juridikut dhe Gazetarisë dhe ekspertë të medias. Ata patën mundësinë për të diskutuar zhvillimin e Aksionit, aktivitetet kryesore në tre vitet e ardhshme, dhe rezultatet e synuara për të përmirësuar më tej lirinë e shprehjes dhe medias në vend dhe përafrimin e tij me standardet evropiane.

Në fjalën e saj Znj Jutta Gutzkow, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë theksoi se "Promovimi i suksesshëm i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë janë të pandashme nga parimi i lirisë së shprehjes dhe medias. Jam e lumtur që shoh entuziazmin dhe padurimin tuaj për të hyrë në një bashkëpunim tjetër sfidues, por të frytshëm me këtë nismë."

Gjatë takimit përfituesit dhe institucionet partnere theksuan vlerën që përfaqëson JUFREX, dhe diskutuan synimet e ardhshme në Nismës që do të vazhdojë punën përmes tre komponentëve kryesorë: 1) mbështetje për gjyqësorin, profesionistët ligjorë dhe policinë; 2) mbështetje për autoritetin rregullator të mediave; dhe 3) mbështetje për aktorët e mediave dhe organizatat e gazetarëve.

Gjatë 3 viteve të ardhshme, JUFREX II do të jetë pjesë e "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II", një nismë më e gjërë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, i cili synon të ndihmojë vendet përfituese si Shqipëria të respektojë standardet e Këshillit të Evropës dhe Legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit.

 

 

 

headline Tirane 22 Tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page